Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Aksident i rëndë në Gjermani/ Humbin jetën 3 shqiptarë, plagosen 4 të tjerë (PAMJET)

Lapsi.al 25 May 2025
Aksident i rëndë në Gjermani/ Humbin jetën 3 shqiptarë,

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Gjermani, ku si pasojë 3 shqiptarë kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se aksidenti sipas autoriteteve gjermane, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas asaj që njoftojnë mediat gjermane nga burime policore mësohet se viktimat janë një burrë 53-vjeçar dhe dy gra, të moshës 47 dhe 65 vjeç. Përveç 4 shqiptarëve të plagosur janë edhe 2 gjermanë të lënduar, të gjithë nga mosha 20 deri në 66 vjeç.

Der völlig zerstörte Kleinbus nach dem Unfall auf der Autobahn. Nach Angaben der Polizei hatte er sich überschlagen. Mindestens drei Insassen starben

Disa prej tyre janë rëndë, por jo në rrezik për jetën. Ata po marrin mjekim në spital. Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit në zonën Bassenheim në distriktin Mayen-Koblenz në drejtim të Trier.

Një minibus që transportonte 9 persona doli nga rruga për arsye të panjohura dhe u përmbys disa herë. Asnjë automjet tjetër nuk u përfshi në aksident. Një automjet pas aksidentit u dëmtua gjatë kalimit mbi copat e makinës dhe u desh të largohej me tërheqje.

Sipas hetimeve aktuale, viktimat kishin qenë më parë në një festë familjare në Hesse. Policia theksoi se nuk ka prova që shoferi 22-vjeçar të kishte qenë nën ndikimin e alkoolit ose drogës. Autostrada ku ndodhi aksidenti u mbyll plotësisht deri në orën 7:45 të mëngjesit. Hetimet për zbardhjen e rrethanave vijojnë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit.

"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë.

Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit.

Diue Autobahn A48 blieb nach dem Unfall stundenlang gesperrt

Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës. Për çdo informacion shtesë, lutemi të kontaktoni në: +49 1523 79 13 997" - thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI