Flash

Çmenduri në Hamburg/ 39-vjeçarja plagos me thikë 18 persona në stacionin e trenit

Lapsi.al 23 May 2025
Çmenduri në Hamburg/ 39-vjeçarja plagos me thikë 18

18 persona u plagosën me thikë në një stacion treni në qytetin gjerman të Hamburgut. Autorja është një grua 39-vjeçare e vënë në pranga nga policia. Departamenti i zjarrfikësve të qytetit tha fillimisht se 12 persona ishin gjetur të plagosur, por më vonë shifrat u rritën.

Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve të Hamburgut i tha agjencisë së lajmeve AFP se 4 nga të lënduarit janë në rrezik për jetën ndërsa 6 të tjerë janë në gjendje më të rëndë, por të stabilizuar. Policia deklaroi se beson që autorja veproi e vetme. Motivet e saj mbeten të paqarta.

Një video e publikuar në mediat sociale tregon të dyshuarën me duart pas shpine duke u shoqëruar jashtë platformës së stacionit nga oficerët që e futën në një automjet policie. Stacioni Qendror i Hamburgut është një nga qendrat më të ngarkuara të transportit në Gjermani, me më shumë se 550 mijë udhëtarë në ditë.

Sigurimi i provave në vendin e krimit

Ndihmësit nga brigada e zjarrfikësve të Hamburgut kujdesen për një person të lënduar

Shpesh është i mbushur me njerëz gjatë orës së pikut të së premtes. Ky është i fundit në një seri sulmesh të dhunshme në Gjermani në muajt e fundit. Kancelari Friedrich Merz reagoi duke e konsideruar të tmerrshme atë që ka ndodhur. ©LAPSI.al

Shpatulla e këtij burri është shqyer nga tehu, plaga po rrjedh gjak me shumicë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI