Flash

"Këtu në Durrës me ne sillet si kur*ë...", SMS-të e bandës së Troplinëve

Lapsi.al 23 May 2025
"Këtu në Durrës me ne sillet si kur*ë...",

Pas operacionit "Ura" zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, tashmë kanë dalë edhe bisedat në SKY ECC të anëtarëve të organizatës së trafikut të lëndëve narkotike. Në dosje tregohet marrëdhënia mes trafikantëve me njëri-tjetrin, bisedat për ngarkesat e lëndëve narkotike deri të përplasjet dhe qejf mbetjet mes tyre.

Roli i "Visi i Pojës" kryesisht është i zbardhur përmes përgjimeve në SKY ECC. Sipas mesazheve në SKY ECC 'Visi i Pojës' në bashkëpunim me dy grupe kriminale të drejtuara nga Adi Coba dhe Erigels Presi, aktiviteti kriminal i të cilave është dokumentuar nga autoritetet italiane. Në dosjen e SPAK thuhet se Adi Çoba për trafikun ndërkombëtar të drogës mbështetje fuqishëm në kontributin e Visit të Pojës dhe grupit kriminal të lidhur me të.

Pjesë nga përgjimet:

Erigels Presi: Këtu në Durrës është bërë kurvë... në çfarë kuptimi... ky është me ata (...) ky nuk sillet kështu si sillet me mua dhe me ty. Me ata ai (ADI) sillet si burrë (...) Tani, këtë punë e bën edhe i shëndoshi (Çoba), është në kontakt me këta (...) në kuptimin që është i lidhur me ta dhe punon me të kuqen.

Ndërsa me të bardhën, ti e di shumë mirë që Visi nuk është ke e bardha, apo jo? (...) Ai (ADI-ship.) qëndron me këta për të kuqen, merr edhe diçka tjetër se këta kanë edhe të bardhë (...) duke qenë me ata vepron si ndërmjetës...

Erigels Presi: Të gjithë e dinë që Adi po punon me VISIN e POJËS (...) ata janë djem të jashtëzakonshëm. E kupton? Duhet më thënë atë që është (...) kanë kapital, nuk mund t'u thuash asgjë. Nuk janë te aksionit, harroje, por kanë kapital (...)

Të këshilluara

Parlamenti rikthehet të enjten

Pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, deputetët do t’i rikthehen jetës parlamentare javën e ardhshme. Kështu, të enjten më 29 maj, kryetarja e Kuvendit, E...

19:10

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI