Flash

EMRAT/ GJKKO jep vendimin për 14 të arrestuarit e operacionit "URA", 3 lirohen

Lapsi.al 23 May 2025
EMRAT/ GJKKO jep vendimin për 14 të arrestuarit e operacionit

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli para pak çastesh vendimin për verifikimin e masave të sigurimit për 14 te arrestuarit e operacionit “Ura”.

Gjyqtarja Rudina Palloj la në fuqi masat arrest në burg për 11 nga të dyshuarit, ndërsa 3 të tjerë u liruan. Mes tyre është edhe avokati Armand Tragaj të cilit iu ndryshua masa në “detyrim paraqitje. 

Në sallën e gjyqit, Tragaj ka kërkuar një masë më të butë sigurie sesa ajo e "arrest në burg".

“Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rëndojë situatat e mia familjare, ku unë kam me babanë të sëmurë, dhe njerkën e paralizuar, vëllain në psikiatri dhe bashkëshorten me fëmijë të mitur. Për këtë fakt u kërkoj të jem pranë familjes", ka thënë ai.

Në "detyrim paraqitje" u lanë edhe Ervis Deti dhe Bexhet Mema. Megjithatë Deti do të qëndrojë për të paktën 40 ditë në qeli pasi ka një tjetër masë për shkak se Italia kërkon ekstradimin.

Në qeli do të mbeten: Orgest Molla, Altin Morina, Akil Ndrejaku, Musa Koça, Rando Aliu, Sokol Isteri Tatani, Ligor Çombashi, Altin Pjetri, Ervin Zeqiri, Gezim Thartori dhe Alfred Hysa. /LAPSI.al

Të këshilluara

Parlamenti rikthehet të enjten

Pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, deputetët do t’i rikthehen jetës parlamentare javën e ardhshme. Kështu, të enjten më 29 maj, kryetarja e Kuvendit, E...

19:10

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI