Flash

Incidenti viral Macron-Erdogan në samitin e Tiranës (VIDEO)

Lapsi.al 18 May 2025
Incidenti viral Macron-Erdogan në samitin e Tiranës (VIDEO)
Një moment sa befasues aq edhe komik u kap gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u filmua teksa gjatë shtrëngimit të duarve i kapi gishtin presidentit francez Emmanuel Macron. Videoja e cila ka marrë vëmendjen e mediave turke, u bë virale. Pas këtij momenti, të dy liderët qeshën. Sipas informacioneve të publikuara nga disa media të huaja, Macron kishte tentuar të tregonte dominim gjatë shtrëngimit të duarve, duke vendosur dorën mbi atë të Erdoganit, një gjest klasik që zakonisht simbolizon kontrollin. Por presidenti turk nuk e lejoi këtë. Analistët e gjuhës së trupit e cilësojnë këtë si një “përmbysje klasike”, një kundërveprim pasiv-agresiv që e nxjerr nga balanca liderin tjetër, pa thënë asnjë fjalë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI