Flash

Macron i thurr lavde Ramës: Shqipëria ka një udhëheqje të fortë

Lapsi.al 17 May 2025
Macron i thurr lavde Ramës: Shqipëria ka një udhëheqje

Presidenti francez, Macron, ka vlerësuar Shqipërinë për progresin e bërë dhe ka thënë se ky është një vend me udhëheqje të fortë e me mundësi për të investuar.

"Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Shqipëria të jetë pjesë e Evropës. Ky vend është qartë një pikë hyrëse e Ballkanit Perëndimor dhe, më gjerë, një pikë kyçe në Mesdhe dhe në Evropë. Prandaj, ju inkurajoj të investoni në Shqipëri, sepse ka një udhëheqje të fortë. Nuk e them këtë sepse Rama është miku im, por sepse ai ka sjellë rezultate. Në dy vitet që vijnë, duke pasur një mandat të qartë, Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Jeni të sigurt se ne, si Europë, do të japim rezultatet e pritura, së bashku me Gjermaninë, për të realizuar këtë axhendë. Prandaj, ju lutem, investoni në Shqipëri dhe në Evropë”, tha Macron për pjesëmarrësit në forumin ekonomik që u mbajt në Tiranë.

Të këshilluara

Zjarr në një varrezë makinash në Shkodër

Një zjarr raportohet se ka përfshirë një varrezë makinash gjatë orëve të mëngjesit në fshatin Bërdicë të Shkodrës. Sipas raportimeve si pasojë e flakëve janë dj...

11:05

Elbasan, i riu arrestohet për vjedhje

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit gjatë ditës së sotme si i dyshuar për vjedhje. Mësohet se si rezultat i finalizimit të operacionit poli...

08:59

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI