Flash

Elbasan, i riu arrestohet për vjedhje

Lapsi.al 17 May 2025
Elbasan, i riu arrestohet për vjedhje

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit gjatë ditës së sotme si i dyshuar për vjedhje. Mësohet se si rezultat i finalizimit të operacionit policor të koduar 'Shënkolli' dhe punës së policisë, është bërë e mundur idenfitikimi dhe arrestimi i autorit me inicialet M.K. Bëhet me dije se autori ka hyrë gjatë natës në një lokal në lagjen Shënkoll dhe ka vjehdur çelësat e automjetit në pronësi të shtetasit A.Sh dhe më pas i ka vjedhur dhe autmjetin. Sakaq mësohet se autori, për t'i shpëtuar policisë, ka braktisur automjetin e vjedhur, që e drejtonte pa leje drejtimi, por është lokalizuar dhe arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se gjatë natës, në lagjen Shënkoll, i kishin vjedhur automjetin, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shënkolli ”, bazuar në inteligjencën policore dhe veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit M. K., 30 vjeç, banues në fshatin Shushicë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 16.05.2025, gjatë natës, në lagjen Shënkoll, ka vjedhur në një lokal çelsat e automjetit në pronësi të shtetasit A. Sh., dhe më pas ka vjedhur automjetin e këtij shtetasi. 30-vjeçari për ti shpëtuar Policisë, ka braktisur automjetin e vjedhur, që e drejtonte pa leje drejtimi, por është lokalizuar dhe arrestuar nga Policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI