Flash

Votat e diasporës, Topalli: Disa fletë të plotësuara nga e njëjta dorë

Lapsi.al 17 May 2025
Votat e diasporës, Topalli: Disa fletë të plotësuara nga e

Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli është shprehur se gjatë numërimit të votave të Diasporës, janë konstatuar sipas saj disa vota me shkrim të njëjtë.

“Gjatë numërimit të votave të Diasporës janë konstatuar një numër votash për Partinë Socialiste, të cilat duken të jenë të plotësuara nga e njëjta dorë qoftë për nga forma e shenjës “+” ose “x”, ashtu edhe për nga ngjyra e stilolapsit.

Në rast se vëreni raste të tilla të përsëritura brenda të njëjtës kuti, do t’ju kërkonim që të ndërprisni procesin, të kontestoni fletën e votimit, ta mbani shënim në procesverbal dhe t’ia kaloni KZAZ-së për vendimmarrje, e cila po ashtu duhet të mbajë të njëjtin qëndrim si numëruesit që kemi të bëjmë me votim më shumë se një herë të një individi, që përbën vepër penale dhe si të tilla nuk mund t’i nënshtrohet numërimit dhe vlerësimit”-thuhet në reagimin e Topallit.

Partia Demokratike ka vendosur të kontestojë çdo votë të ardhur nga emigrantët shqiptarë në Greqi.

Të këshilluara

Albin Kurti pret ish-kryeministrin grek

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në zyrën e tij ish-kryeministrin grek dhe deputetin aktual të PASOK-ut, George Papandreou...

16:44

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI