Flash

Numërohen votat e diasporës për Fierin, PS ruan mandatin e 12-të

Lapsi.al 17 May 2025
Numërohen votat e diasporës për Fierin, PS ruan mandatin e

Votat e diasporës për Fierin janë numëruar të tëra. Partia Socialiste ka ruajtur mandatin e 12-të me 80% të votave. Nga qarku i Fierit, PS fut në Kuvend 5 deputetë nga lista e mbyllur, Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile dhe Ana Nako. Ndërkohë, nga lista e hapur futen 7 deputetë, 5 burra dhe 2 gra. Në Kuvend futen Ceno Klosi, Klevis Jahaj, Asfloral Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi, Zegjine Çaushi dhe Dhimitër Kruti. Në këtë qark do futen vetëm 2 gra nga lista e mbyllur.

Nga ana tjetër, PD-ASHM merr në Fier vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshi. Procesi i numërimit u krye nga Parku Olimpik me përfaqësues të forcave politike dhe vëzhgues.

Të këshilluara

Zjarr në një varrezë makinash në Shkodër

Një zjarr raportohet se ka përfshirë një varrezë makinash gjatë orëve të mëngjesit në fshatin Bërdicë të Shkodrës. Sipas raportimeve si pasojë e flakëve janë dj...

11:05

Elbasan, i riu arrestohet për vjedhje

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit gjatë ditës së sotme si i dyshuar për vjedhje. Mësohet se si rezultat i finalizimit të operacionit poli...

08:59

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI