Flash

Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit del në sipërfaqe me 3 deputetë

Lapsi.al 15 May 2025
Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit del në sipërfaqe me 3

Shumë prej votuesve mund të mos i njohin dot nga fytyra tre deputetët e rinj të Partisë SocialDemokrate. Por kjo nuk e ka penguar “nëndetësen” e Tom Doshit të dalë sërish në sipërfaqe me sukses në zgjedhjet e 11 majit.

Pa bujë, pa zhurmë, por me një teknologji elektorale që i garantoi më shumë vota se zgjedhjet e kaluara, Partia SocialDemokrate e Tom Doshit ka krijuar profilin e saj në terren, si një faktor atipik në zgjedhje, me plot pikëpyetje, pasi lundron në thellësi, ruan komunikimin e thjeshtë me njerëzit, nuk diktohet kurrë nga radarët e sondazheve, nuk luan me sloganet dhe imazhin në media, por në fund del me një rezultat të mirë që e përmirëson vit pas viti; 47 mijë e 513 vota dhe 3 mandate deputetësh – 1 në Tiranë dhe 2 në Shkodër.

Në qarkun Shkodër, PSD mori mbi 15 mijë vota, por surpriza e vërtetë doli në bashkinë e Vaut të Dejës, ku kjo parti rezultoi e para me mbi 5900 vota. Fitore që me gjasë i la një shije të hidhur kryeministrit Edi Rama, i cili vetëm pak ditë para zgjedhjeve i dërgonte sinjale të qarta kryebashkiakut Kristian Shkreli, kur ia përsëriti dy herë gjatë një takimi “Kristian, mos luaj me dy porta! Kristian, mos luaj me dy porta!”

Për shqetësimin e Ramës, në të njëjtën zonë u paraqit me një vizitë të pazakontë edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, për të mbikëqyrur nga afër fushën e minuar që siç duket ia kërcënonte rezultatin e Partisë Socialiste. Por, me gjithë presionin dhe dyshimet, PSD arriti të përparojë, duke futur dy deputetë nga ky qark.

Presioni nga SPAK nuk mungoi për Tom Doshin në këto zgjedhje. Në ditët e fundit të fushatës u arrestua kreu i PSD-së në Malësinë e Madhe, me akuza për përfshirje në krime zgjedhore. Pas votimeve, SPAK sekuestroi celularit të Kristian Shkrelit dhe shoqëroi disa anëtarë të PSD-së. Më herët, Tom Doshi kishte folur pa dorashka.

Doshi: Rama është marrë peng nga korrupsioni dhe krimi i organizuar

Në fjalën përmbyllëse të fushatës në Shkodër, ai shpërtheu në akuza kundër Edi Ramës, duke e cilësuar atë si të lidhur me krimin: “Edi Rama tallet me shqiptarët, thotë marr 88 mandate. Nëse i merr 88 mandate, pse bën presione? Pse i heq njerëzit nga puna, pse fut policinë e shtetit duke bllokuar qytetarët për të mos votuar PSD? Po e çojnë vendin në një kolaps që ndërkombëtarët jo të na japin pasaportën europiane, por të mos njohin zgjedhjet prej krimit zgjedhor që po bëhet në Shqipëri. Është çuar i madh e i vogël për të blerë vota, policia e lidhur me krimin e organizuar. Më vjen keq që Rama është marrë peng nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Kemi një drejtues politik në Shkodër i cili i ka orët e numëruara.”

Më herët nuk kishte kursyer as Benet Becin, kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, që sipas tij drejton fushatën e PS ndërsa është nën hetim. “Rasti tjetër, kryetari i bashkisë Shkodër është i pandehur, si mund të drejtojë fushatën një njeri që ka vjedhur qytetarët?!”

Prishen ekuilibrat në Shkodër/ SPAK kontroll njerëzve të Tom Doshit

Në krahasim me 4 vite më parë, PSD ka njohur rritje në rezultatin zgjedhor me 12 mijë vota. Edhe atëherë pati të njëjtin konfigurim, nxorri 3 mandate, 1 në Tiranë dhe 2 në Shkodër, ndërkohë që kishte gjithsej 35 mijë e 475 vota.

Vetëm se në zgjedhjet e kaluara parlamentare marrëdhënia me Ramën ishte një tjetër. Të dy ndanë administratën në Shkodër, në Tiranë dhe në qytete të tjera dhe ndërsa biznesi u shkonte mirë Tom Doshi duket se ka menduar edhe për ditën kur Ramën do ta kishte kundër./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI