Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Sa vota dogjën të “baraslarguarit” që refuzuan tezën e Lubonjës për bashkim

Lapsi.al 14 May 2025
Sa vota dogjën të “baraslarguarit” që refuzuan

Nga Dorian Kodra

Ideja e një fronti të madh opozitar, që duhej t'i linte mënjanë inatet e vogla dhe ndarjet ideologjike për të shpëtuar demokracinë, është artikuluar vazhdimisht nga analisti Fatos Lubonja, i cili tek qeverisja e Edi Ramës ka parë prej vitesh rrugëtimin drejt autokracië, që ai e quan herë “putinizëm” e herë “tirani e mazhorancës”, apo “narkoshtet”.

Si shembull se si duhet rrëzuar modeli qeverisës i Edi Ramës, Lubonja përshkruante atë që ndodhi në Izrael pak kohë më parë, ku e gjithë opozita, presidenti, shoqëria civile u bashkuan dhe dolën në shesh bashkë me sindikatat drejt një greve të përgjithshme për ta ndaluar kapjen e drejtësisë nga Netanjahu.

“Teza ime është që nuk fiton dot kushdo qoftë, kur janë kapur të gjitha institucionet. Atëherë duhen bashkuar të gjitha forcat. Unë u kam bërë thirrje të gjithëve nëpërmjet shembullit izraelit” shprehej ai para 11 Majit.

Por propozimi i Lubonjës ra në vesh të shurdhër dhe u refuzua nga elementët opozitarë, jo vetëm për shkak të paaftësisë për t’i tejkalur inatet e vogla, por edhe sepse askush prej tyre nuk arriti t’i kuptojë përmasat e partisë-shtet që kishin përballë. Pretendimet kundër një bashkimi të madh opozitar ishte se një aleancë me dyshen Berisha-Meta njollos njësoj, pra është po aq mëkatare në thelb, sa edhe flirti me sistemin e korruptuar dhe klientelist të Edi Ramës.

Nga shenja e barazimit që politikanët e rinj vendosën mes Ramës dhe Berishës, analisti Fatos Lubonja i përmblodhi këta me termin “të baraslarguarit”.

“Një pjesë nga këta nuk e quan as regjim, nga këta të baraslarguarit. Duket sikur jemi vend normal, në një vend që vetëm se është Berisha dhe Meta të pabesueshëm për shkak të së kaluarës së tyre (dhe këtu ka për të folur sa të duash), nuk fiton opozita, se përndryshe mund të fitojë” shprehej Lubonja.

Lubonja e pati parashikuar humbjen dërrmuese të opozitës në 11 Maj, jo si problem të brendshëm përfaqësimi të opozitës, por si pamundësi e rrëzimit të një regjimi si ky i Ramës me mjetet normale që ofron një demokraci.

“Me identitetet e tyre këto forca të reja që janë kundër regjimit duhet të shkojnë në këtë front dhe nesër të bëjnë debat me Berishën, t’i vënë kushte Berishës. Këta as nuk mendojnë të shkojnë tek Berisha sepse të baraslarguarit thonë që edhe Berisha është njësoj dhe duhet përjashtuar nga politika. Ky është problemi” ngulmonte Lubonja para zgjedhjeve.

“Të baraslarguarit” u paralajmëruan se i priste përpara një katastrofë elektorale dhe ashtu ndodhi. Partitë e reja të opozitës, jo vetëm refuzuan të bashkohen me koalicionin Berisha-Meta, por hodhën poshtë edhe një mundësi bashkëpunimi mes tyre.

PS me shifrat/ Më pak vota se 2021, por më shumë mandate në parlament

Për pasojë, në 11 Maji thuajse të gjithë “dogjën” një numër shumë të madh votash, që iu besua nga mbështetësit e tyre.

Dyshja Shabani-Lapaj që shohin njësoj të keqen, si tek Berisha edhe tek Rama, morën vetëm 1 deputet në Tiranë megjithëse në të gjithë Shqipërinë kanë 49 mijë e 393 vota, pa llogaritur mbështetjen në diasporë.

Agron Shehaj, që refuzoi ftesën e PD dhe Lapajt për koalicion, arriti të marrë vetëm 2 deputetë në Tiranë megjithëse në rang vendi iu besuan 43 mijë e 25 vota. (numërimi i diasporës ende nuk ka përfunduar).

Arlind Qori, si dogmatik i pakompromis që përjashtonte çdo mundësi bashkëpunimi me të tjerë, me vështirësi mori një deputet në Tiranë, ndërsa në të gjithë vendin iu besuan 20 mijë e 264 vota.

Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj dështuan dhe nuk morën asnjë deputet dhe në të gjithë vendin arriten tek 5 mijë e 533 vota, më pak se Lulzim Basha që në të gjithë vendin mori gati 19 mijë e 461 vota.

Edi i Katërt drejt parlamentit me mbi 80 mandate

Votat e opozitarëve që refuzuan koalicionin e madh

Lapaj - 49 mije e 393

Shehaj- 43 mijë e 25 vota

Qori - 20 mije e 264

Shehi- 5 mije e 533 vota

Lulzim Basha KEA - 19 mije e 461

Nëse të gjitha partitë e reja, ata që Lubonja i quante “të baraslarguarit” të paktën do bëheshin bashkë, do të kishin mbledhur 138 mijë vota në rang kombëtar dhe me gjasë në disa qarqe do të kishin disa deputetë më shumë.

Por çfarë do të ndodhte nëse shkohej më tej; nëse realizohej ideja e një fronti të përbashkët opozitar edhe me Berishën, edhe me Metën, me Lapajn, Shabanin, Shehajn, Qorin, Bashën, Dash Shehin etj?

Edhe atëherë për opozitën situata do të ishte humbëse, pasi gjithsej opozita do të kishte mbledhur 630 mijë vota brenda vendit, thënë ndryshe gati 100 mijë vota më pak se Edi Rama, që arriti rreth 730 mijë vota.

Raporti i OSBE-ODIHR/ Mediat në Shqipëri, bashkëpuntoret e pushtetit

Në përfundim, matematika duket sikur e rrëzon tezën e Lubonjës, sipas të cilit bashkimi në një front të madh opozitar mund ta rrëzojë Edi Ramën. Në fakt rezultati e përforcon teorinë e tij për një arsye të thjeshtë; edhe duke lënë mënjanë inatet e vjetra, ambiciet meskine apo sofizmat ideologjike, jemi në situatën kur Edi Rama e ka deformuar aq keq sistemin, duke kapur gjyqësorin, mediat, policinë, bashkëpunimin me krimin dhe ka bashkuar patronazhimin me shërbimet publike, sa që është thuajse e pamundur të rrëzohet me votë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI