Flash

Kush është Papa Leon XIV/ Amerikani i parë që do drejtojë Kishën Katolike

Lapsi.al 8 May 2025
Kush është Papa Leon XIV/ Amerikani i parë që do

Kardinali Robert Francis Prevost është Papa i ri. Ai ka zgjedhur për vete të mbajë emrin Leon XIV. I lindur në Çikago, 69 vjeç, ai është një figurë e shquar në panoramën e peshkopatit amerikan. Një bashkëpunëtor i ngushtë i Papa Françeskut - i cili e kishte zgjedhur atë të ishte kreu i Dikasterit për Ipeshkvijtë, përpara se ta bënte kardinal, ai është Papa i parë amerikan (edhe pse zgjodhi që në fjalimin e tij të parë, të mos shqiptonte asnjë fjalë në anglisht).

I konsideruar si më pak "amerikani" midis kardinalëve amerikanë (grupi i dytë më i madh në konklavë), ai ka një të kaluar misionare dhe e njeh mirë Amerikën Latine. Ai do të jetë Papa i parë augustinian.

Newly elected Pope Leone XIV speaks to the crowd at St. Peter's Square.

I lindur në Çikago, Illinois nga prindër me prejardhje franceze, italiane dhe spanjolle dhe ka dy vëllezër, Luis Martin dhe John Joseph. I diplomuar në Matematikë dhe Filozofi, anëtar i Urdhrit Augustinian, nga viti 2001 deri në vitin 2013 ai ishte drejtues i Kongregacionit dhe ipeshkv i Çiklajos në Peru. Aktualisht ai drejtonte Dikasterin për Ipeshkvijtë dhe është president i Komisionit Papnor për Amerikën Latine.

Ai ka një profil centrist dhe pragmatik, i aftë të ndërmjetësojë midis shpirtrave të ndryshëm të Amerikës Katolike. Ai ka një ndjeshmëri të thellë ndaj çështjeve shoqërore dhe kulturore dhe mund t’i japë vazhdimësi një papati të orientuar drejt dialogut.

Fjalët e tij të para

"Paqja qoftë me ju të gjithë", - tha ai sapo u zgjodh, në fjalimin e tij të parë (të cilin zgjodhi ta lexonte, duke thyer traditën që gjithmonë i ka parë Papët të thonë fjalët e tyre të para pa letër). “Kjo është përshëndetja e parë e Krishtit të ringjallur, Bariut të Mirë. Uroj që paqja të arrijë në familjet tuaja, në të gjithë popujt, në të gjithë tokën. Paqja qoftë me ju. Një paqe e çarmatosur, çarmatosëse dhe e përulur. Zoti na do të gjithëve, pa kushte” – tha ai që më pas i bëri atribute Papa Franceskut.

“Ende e mbajmë në vesh zërin e Papa Françeskut, i cili bekoi Romën dhe mbarë botën ditën e Pashkëve. Më lejoni të vazhdoj me të njëjtin bekim. Zoti na do, Zoti ju do të gjithëve. Dhe e keqja nuk do të mbizotërojë. Të gjithë jemi në duart e Zotit.

Prandaj, pa frikë, të bashkuar dorë për dore me Zotin dhe me njëri-tjetrin, le të ecim përpara. Ne jemi dishepuj të Krishtit. Krishti na paraprin. Bota ka nevojë për dritën e saj. Njerëzimi ka nevojë për të si urë që Zoti dhe dashuria e tij ta arrijnë. Na ndihmoni të ndërtojmë ura, me dialog, për të qenë gjithmonë në paqe. Faleminderit Papa Françeskut” – tha ai.

Në fund bëri një përshëndetje në spanjisht për dioqezën e tij, në Peru. Dhe, duke e kthyer në italisht: “Duam të jemi një Kishë pranë atyre që vuajnë”.

Rrugëtimi i Papës së ri

Në vitin 1977 ai hyri në noviciatin e Urdhrit të Shën Agustinit, në provincën e Zojës së Këshillit të Mirë, në Saint Louis. Më 29 gusht 1981, ai deklaroi betimet e tij solemne. Studioi në Unionin Teologjik Katolik në Çikago, ku u diplomua me një diplomë në Teologji.

Cardinal Robert Prevost is seen on April 26.

Në moshën 27 vjeç, Urdhri i Shenjtë e dërgoi në Romë për të studiuar të Drejtën Kanonike në Universitetin Papnor të Shën Thoma Akuinit (Angelicum). Ai mori shugurimin prift më 19 qershor 1982.

Mori diplomën e licencës në vitin 1984, pastaj u dërgua të punonte në misionin Chulucanas, në Piura, Peru (1985-1986). Në vitin 1987 mori doktoraturën. U shpall Kardinal nga Papa Françesku në 30 shtator të 2023 në Diakoninë e Santa Monikës.

Cardinal Robert Francis Prevost, Prefect of the Dicastery for Bishops, right, receives his biretta from Pope Francis as he is elevated in St. Peter's Square at The Vatican on September 30, 2023.

CNN shkruan se ai pritet të çojë përpara reformat e Papa Françeskut. Në një intervistë për Vatican News menjëherë pasi u bë udhëheqës i Dikasterit për Ipeshkvijtë, Prevost tha: "Unë ende e konsideroj veten misionar. Thirrja ime, si ajo e çdo të krishteri, është të jem misionar, të shpall Ungjillin kudo që të jetë." /Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI