Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Fuqia kryesore e Europës ka një kancelar të ri: Merz merr drejtimin e Gjermanisë

Lapsi.al 6 May 2025
Fuqia kryesore e Europës ka një kancelar të ri: Merz merr

Friedrich Merz u zgjodh më në fund kancelar i Gjermanisë, pas një votimi të dytë në Bundestag që i dha atij një shumicë të ngushtë, duke i dhënë fund një prej krizave më të sikletshme politike në historinë e pasluftës.

Në përpjekjen e tij të dytë për të marrë votëbesimin, lideri konservator dhe kreu i CDU-së, Friedrich Merz, fitoi 325 vota në parlamentin me 630 vende, duke kaluar shumicën absolute me vetëm nëntë vota më shumë. Kjo erdhi pas një votimi të parë të dështuar mëngjesin e së martës, ku Merz mbeti gjashtë vota larg shumicës, një poshtërim i rrallë për një kancelar të propozuar. Dështimi i parë, në një votim sekret, nxori në pah tensionet e brendshme në koalicionin e sapoformuar mes CDU/CSU dhe socialdemokratëve të SPD-së. Në vend që të tregohej unitet, rreth 18 deputetë pritet të kenë refuzuar Merz-in në raundin e parë, duke tronditur koalicionin që formalisht kishte shumicën. Pavarësisht kësaj, pas orësh pasigurie dhe diskutimesh, u ra dakord që votimi të përsëritej po sot. Kjo shmangu një krizë të thellë legjitimiteti dhe ruajti imazhin ndërkombëtar të Gjermanisë si një shtet me tranzicione të qëndrueshme politike. “Europa ka nevojë për një Gjermani të fortë, prandaj nuk mund të presim për ditë të tëra,” deklaroi sekretari i përgjithshëm i CDU-së, Carsten Linnemann. Përfaqësues të CDU-së dhe SPD-së bënë thirrje për përgjegjësi dhe për mbylljen sa më parë të procesit. Kreu i grupit parlamentar, Jens Spahn, paralajmëroi se "e gjithë Europa, ndoshta e gjithë bota, po ndjek këtë votim.”  Merz, 69 vjeç, përmbushi kështu një ambicie të kahershme për t’u bërë kancelar, në një moment kur Gjermania kërkon stabilitet pas gjashtë muajsh krizë dhe pas shpërbërjes së koalicionit të mëparshëm. Olaf Scholz u largua nga posti me një ceremoni tradicionale ushtarake, ndërsa pasardhësi i tij pritet të përballet me sfida të menjëhershme ekonomike dhe gjeopolitike. Partia e djathtë AfD, e cila doli e dyta në zgjedhjet e shkurtit, e shfrytëzoi përçarjen e parë në votim për të kërkuar zgjedhje të reja. Bashkëkryetarja Alice Weidel e quajti qeverinë "një koalicion të dobët që u refuzua nga votuesit". Edhe zërat kritikë nga e majta, si të Gjelbrit, paralajmëruan për mungesë stabiliteti. Megjithatë, Merz dhe aleatët e tij në SPD duket se po përpiqen ta paraqesin këtë si një pengesë teknike dhe jo si krizë përmbajtësore. "Jam i sigurt që Merz do të jetë kancelari i ardhshëm," deklaroi Johann Wadephul, i propozuar për ministër të Jashtëm. Qeveria e re gjermane vjen në pushtet në një moment të ndjeshëm për ekonominë më të madhe të Europës. Pas dy vitesh recesioni, ekonomia u rrit në fillim të 2025-ës, por sfidat mbeten të mëdha. Tarifat nga SHBA kërcënojnë eksportet, ndërsa konsumi i brendshëm mbetet i dobët. Merz ka premtuar një kurs më të qartë pro-biznesit, kufizim të emigracionit dhe forcim të rolit të Gjermanisë në politikën ndërkombëtare. Koalicioni i tij me SPD-në, edhe pse me shumicë të ngushtë, shihet si më i qëndrueshëm sesa aleanca e mëparshme me tre parti, ose siç e quajnë gjermanët "koalicioni semafor", që përfundoi në përplasje dhe krizë të fortë. Zgjedhja e Merz shënon një rikthim të konservatorëve në krye të qeverisë pas katër vitesh në opozitë dhe një përpjekje për të rifituar peshën e humbur të Gjermanisë në arenën ndërkombëtare. Përgatiti ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI