Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Cirku i Ramës kap kulmin/ Rrugë e re me emrin e Noizit në Dibër

Lapsi.al 2 May 2025
Cirku i Ramës kap kulmin/ Rrugë e re me emrin e Noizit në

Që fushata e Edi Ramës për 11 Majin ka marrë trajtat e një varieteje televizive me humor dhe këngë, nuk ka më dyshim. Tashmë prej një muaji nga njëri qytet në tjetrin, spektakli i ka zënë vendin politikës ndaj dhe askush nuk u çudit kur këtë të premte i premtoi Noizit një rrugë me emrin e tij dhe u ul këmbëkryq për të dëgjuar këngën e Hajredin Pashës në fushën e Gjoricës.

"Sot nuk ka ardhur si këngëtar këtu, se nuk këndoi as live. Ka ardhur për një arsye tjetër, se i thosha unë, jemi shokë me Noizyn si dy çuna problematikë që jemi, i thoja o Noiz pa e bë atë Lamborghinin tat me shku plumb pushke deri në Peshkopi, nuk e lej këtë punë. Noizy çonte drona e disa makina të lodhura dhe kishte hall se i prishej Lamborghini. Qëkur ka dal nga barku i nanës, ka marrë atë pjesën e dibranëve, ti shef këtej, e ke ngrënë andej. Ja ku je sot, Lamborghinin e ke aty. Ti do marrësh Lamborghini do futesh nga rruga e Maqellarës", tha Rama ndërsa premtoi se rrugën e re që do të ndërtojë, do ta emërtojë sipas Noizit.

Video më poshtë:

https://youtu.be/lop3v4Fz70A?t=450

Shfaqja që dha kryeministri në Dibër është pjesë e strategjisë për ta bërë sa më banale dhe sa më të karagjoze fushatën për 11 Majin. Jo më kot, ceremonia e nisjes së fushatës së PS ishte konceptuar si një shfaqje folklorike kombëtare me ngjyra, valle dhe tinguj nga 12 qarqet.

Rama urdhër socialistëve “Asnjë debat me opozitën në media”

Krahasimi i dy fushatave/ Kush qe më mirë Rama apo Berisha?

Në vend se të ishte një skenë e premtimeve dhe bilanceve politike, socialistët e shndërruan sheshin Skënderbej në një arenë të tallavasë kolektive ku ministra, deputetë dhe kryetarë bashkish – menaxherët e miliarda eurove të buxhetit publik – përdridheshin nën ritmin e muzikës popullore.

Por kjo ishte vetëm fillimi. Sepse nga Korça në Fier, nga Tirana në Dibër, Rama po udhëheq një fushatë që ka për synim ta banalizojë garën politike, ta reduktojë në shfaqje, në meme, në video virale. Diskutimi nuk është më për programin, bilancin, apo përgjegjësinë e pushtetit. Është për shpërqëndrimin nga premtimet që janë bërë këto 12 vjet dhe që nuk janë realizuar.

https://lapsi.al/2025/04/18/zegjineja-e-roskovecit-ose-si-belinda-ka-kapur-mediat-me-keq-se-veliaj/

Jo më kot, Zeqineja e Roskovecit është kthyer në yllin më përfaqësues të fushatës socialiste. Në vend të ideve të reja për zhvillim dhe që do të na afrojnë më Bashkimin Europian, PS promovon videot e Zeqinesë që i drejtohen Gazment Bardhit, drejtuesit të fushatës së PD në Fier.

Jo më kot, në Korçë, Rama kërkoi një takim me Ilir Vrenozin – figura më virale e opozitës me një gjuhë që përzien humorin e rrugës me mllefin qytetar. Kur Vrenozi e refuzoi, Rama vendosi t’i përgjigjej me një kundërpërgjigje të detajuar, si për të treguar se edhe vetë ai është po aq i aftë në duelet dixhitale.

Jo më kot, në Vlorë, nxori në skenë Ina Majkon, një vajzë rome që është promovuar që tani si zv.ministre e ardhshme. E njëjta që deklaroi së fundmi se “Skënderbeu ishte pritur me dajre nga komuniteti rom kur u kthye në Krujë”, një pohim që kapi menjëherë titujt e portaleve.

Jo më kot, profilet e Ramës në rrjetet sociale janë të mbushura me video humoristike, ku përfaqësues të opozitës personifikohen nga bufa në 3D apo animacione që tentojnë t’i bëjnë sa më komike premtimet e opozitës.

Në fund të ditës, të gjitha këto skena janë të njëjta në thelb: një mënyrë për t'i  ikur llogaridhënies për 12 vitet kur ka pasur pushtetin. Rama nuk flet më për bilance, shmang temat qëndrore si ekonomia, arsimi, shëndetësia apo siguria, nuk mban përgjegjësi as për koncesionet kriminale as për korrupsionin në qeverinë e tij. Më shumë i leverdis të shfaqet si një klloun që ta argëtoje dhe ta vërë në gjumë publikun përmes humorit dhe batutave… derisa të zgjohemi të gjithë në 12 Maj dhe atëhere nuk do ketë mbetur tjetër veçse mesazhet e Zeqinesë dhe fytyra serioze e Edi Ramës./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI