Flash

Shou me aeroportin e Vlorës, si ai i zbarkimit të Ramës para katër vitesh në Kukës

Lapsi.al 25 April 2025
Shou me aeroportin e Vlorës, si ai i zbarkimit të Ramës para

Dikur në opozitë, Edi Rama deklaronte me gojën plot se ata që u thonë se do ngremë aeroporte të reja në një vend aq të vogël sa Shqipëria iu gënjejnë, ndërsa tani po e përdor të njëjtën fabul për fushatë elektorale. Njësoj siç u veprua katër vite më parë me aeroportin e Kukësit sot po bëhet me atë të Vlorës.

"Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës do të hapet në ditët e para të maji" ka deklaruar së fundi zv kryeministrja Belinda Balluku, duke theksuar se gjithçka po bëhet gati për fluturimin inagurues që do të kryhet prej kompanisë shqiptare “Air Albania”.

Videot stok të fushatës/ Rama tregon në 3D sa i bukur do jetë aeroporti i Vlorës

“Sot, jemi vetëm pak ditë larg nga ulja e avionit të parë në aeroportin e Vlorës. Në ditët e para të majit, Airalbania do bëjë fluturimin inaugurues duke prekur pistën më të madhe në Ballkan, 3.2 kilometra dhe 22 mijë metra katrorë terminal" tha ajo.

Por sipas të gjithë specialistëve aeroporti i Vlorës ende nuk është gati. Fluturimi që do të bëhet nga kompania ajrore që e përdor edhe Edi Rama për çareterin e tij privat, duket se do të ketë qëllime elektorale. E njëjta fabul, si tani me Vlorën, u përsërit edhe në prag të zgjedhjeve të vitit 2021 me aeroportin e Kuksit.

Zbulohet kontrata/ Si gënjeu Rama për 137 fluturimet me çarter

Atëhere një avion i kompanisë Wiz Air, u nis nga Londra në Tiranë dhe pasi ndaloi aty sepse kaq i lejohej për një fluturim ndërkombëtar bëri edhe një rrugëtim tjetër Tiranë- Kukës. Rama e përdori këtë zbritje të sforcuar, në 18 prill 2021, për të thënë se ata emigrantë tifozë të PD-së që e kishin akuzuar si gënjeshtar po e shihnin këtë ëndër të bëhej realitet.

Video/ Kryeministri takon adashin në avion: Ky është Edi Rama dhe

Edi Rama në prill 2021 në linjën Tirane Kukës me një pasagjer qe e paraqiti si opozitar qe nuk i kishte besuar kësaj endërre. Poshte pergatitjet e kesaj ceremonie elektorale.

Natyrisht udhëtimi qe një fallcitet propogandistik që u organizua vetëm si shou për zgjedhjet. Atëherë kryeministri e justifikoi këtë fakt me rregullin se aeroportet e reja fillimisht provojnë me linja lokale për të kaluar më pas tek ato ndërkombëtare.

Rama sqaron fluturimin nga Rinasi në Kukës, pse avionët nuk ulen dot te aeroporti i ri

Por fama e atij që kryeministri e konsideronte me mburje si Porta e dytë ajrore e Shqipërisë zgjati pak. Pasi ibëri edhe një inagurim tjetër dhe Zbriti në shkurt 2022 bashkë me ministret në Kukës ku u tha se do kishte nga dy fluturime në javë me destinacion Gjermaninë Austrinë dhe Zvicrën, ky aeroport sot nuk funksionon më. Prej tij nuk ngrihet apo ulet asnjë kompani ndërkombëtare. Ai më tepër shërbeu si shou për fushatën e katër viteve më parë për të gënjyer emigrantët nga veriu, sidomos çunat e Londrës, se do të vinin më lehtë pranë shtëpive të tyre.

E njëjta fabul po përdoret edhe tani në prag të 11 majit, kur Belinda Balluku, në rakordim me Air Albania po oganizojnë një udhëtim të vetëm sa për efekt të fushatës. Sipas parashikimeve më realiste fluturimet reale nga ky aeroport nuk mund të fillojn përpara nëntorit të këtij viti dhe ajo që do të organizohet para zgjedhjeve është thjeshtë një spektakël.

Euronatur: Bashkia e Mynihut të tërheqë mbështetjen për Aeroportin e Vlorës

Ky njoftim vjen pas përhapjes së lajmit se kompania Munich Airport International (MAI), një degë e Flughafen München GmbH, ka vendosur të tërhiqet nga angazhimi i saj në projektin e ndërtimit të aeroportit ndërkombëtar në Vlorë. U pretendua se gjermanët e ndërprenë bashkëpunimin  kritikave të shumta nga organizatat mjedisore dhe institucione ndërkombëtare, të cilat kanë shprehur shqetësime për ndikimin e mundshëm negativ të aeroportit në zonën e mbrojtur të Vjosës dhe lagunës së Nartës, një habitat i rëndësishëm për shpendët e rrallë.

VOA: Vijojnë punimet në Aeroportin e Vlorës mes kundërshtimeve nga mbrojtës të mjedisit

Dhe që asgjë të mos njollosë punët madhështore të qeverisë është rekrutuar kompania me flamur shqiptar që të kryejë një fluturim simbolik para zgjedhjeve.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Trashëgimia komplekse e Papa Françeskut

Vetëm disa javë para se të vdiste, Papa Françesku po bënte atë që bën më mirë: po zemëronte konservatorët. Në një ndërhyrje të jashtëzakonshme në mes të shku...

13:01

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI