Flash

Kthesa në SHBA: Covid-19 u prodhua në laboratorët e Kinës!

Lapsi.al 20 April 2025
Kthesa në SHBA: Covid-19 u prodhua në laboratorët e Kinës!

Si lindi Covid-19, virusi që izoloi njeriun dhe shkaktoi qindra mijëra të vdekur? Ishte një virus i krijuar nga laboratorët e Kinës apo u transmetua nga kafshët tek njeriu? Përgjigjia e kësaj pyetjeje ka prodhuar teori dhe hipoteza të shumta në qarqet akademike dhe tek shërbimet inteligjente, por ka krijuar edhe një hendek të qartë politik mes populistëve dhe estabilishmentit në SHBA.

Dhe tani që Shtëpia e Bardhë ka një padron të ri, mes të tjerash ka ndryshuar edhe qëndrimi për këtë çështje. Presidenti Donald Trump ka ridrejtuar faqen COVID.gov në një faqe të re të titulluar “Lab Leak: True Origins of COVID-19” (“Rrjedhja nga Laboratori: Origjina e Vërtetë e COVID-19”), e cila paraqet një argument me pesë pika në favor të teorisë se COVID-19 e ka origjinën nga një rrjedhje e gabuar e virusit nga laboratori në Vuhan, Kinë.

Faqja e re duket se mbështetet në teoritë e raportit përfundimtar të Nënkomitetit të Përzgjedhur për Pandeminë e Koronavirusit, të drejtuar nga republikanët, i publikuar në dhjetor 2024. Deri më sot nuk ka pasur ndonjë konsensus apo “provë përfundimtare” që të shpjegojë se çfarë e shkaktoi pandeminë.

Faqja COVID.gov, deri javën e kaluar, përmbante burime për testim, trajtim dhe vaksinim kundër COVID-19, si dhe informacion për Long COVID (Simptomat e zgjatura pas infeksionit).

Pesë “provat” që paraqet Shtëpia e Bardhë në mbështetje të teorisë së rrjedhjes nga laboratori përfshijnë pohimet se: “virusi ka një karakteristikë biologjike që nuk gjendet në natyrë”; se të gjitha rastet “rrjedhin nga një hyrje e vetme në popullatë”; se “Wuhani është shtëpia e laboratorit më të avancuar në Kinë për kërkime mbi SARS”; se studiues në atë laborator “ishin të sëmurë me simptoma të ngjashme me COVID-in në vjeshtën e vitit 2019”; dhe se “nëse do të kishte prova për një origjinë natyrore, ato do të kishin dalë tashmë në dritë”.

Faqja përfshin pretendime se zyrtarë qeveritarë, përfshirë ish-drejtorin e NIAID, Dr. Anthony Fauci, ndihmuan në redaktimin dhe më pas përforcuan një artikull shkencor mbi origjinën e COVID-19 të publikuar në vitin 2020, që mbështeste teorinë e origjinës natyrore. Sipas faqes aktuale, qëllimi i këtij artikulli ishte të diskreditonte teorinë e rrjedhjes laboratorike dhe të hiqte çdo dyshim se origjina ishte natyrore.

Kjo nuk është një akuzë e re, dhe në të kaluarën, si Fauci ashtu edhe autorët e artikullit kanë kundërshtuar këto akuza, duke thënë se artikulli nuk ishte manipuluar dhe nuk kishte ndonjë qëllim të caktuar.

Origjina e pandemisë është debatuar dhe diskutuar ashpër që në fillim.

Teoritë më të përhapura janë fokusuar gjithmonë në dy skenarë: 1) ekspozimi natyror ndaj një kafshe të infektuar ose 2) një rrjedhje laboratorike aksidentale.

Për shkak të mungesës së provave përfundimtare dhe të aksesit në të dhëna të papërpunuara, debati shkencor është zhvilluar kryesisht mbi bazë të provave rrethanore.

Në tetor të vitit 2021, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare publikoi një raport të deklasifikuar mbi pikëpamjet e komunitetit të inteligjencës për këtë çështje, i cili anonte drejt teorisë së origjinës natyrore, por konstatonte ndarje të mendimeve.

Një raport tjetër i deklasifikuar në vitin 2023 po ashtu konstatonte se shumica e agjencive të inteligjencës mbeteshin të ndara për këtë çështje. Në të dyja raportet, agjencitë amerikane bien dakord se virusi me shumë gjasa nuk është zhvilluar si armë biologjike dhe se udhëheqësit e Kinës nuk e dinin për virusin para fillimit të pandemisë globale.

Faqja e re përmban një foto të Dr. Faucit dhe të faljes që i dha ish-Presidenti Joe Biden, duke theksuar se ajo ishte për “çdo shkelje ligjore”. Gjithashtu, faqja akuzon agjenci federale, përfshirë NIH dhe HHS, për shkelje të ligjit dhe rregullave të transparencës dhe bashkëpunimit me hetimet e Kongresit.

Agjencitë kanë zbatuar kërkesat rregullatore nga komiteti, dhe janë paraqitur për dëshmi kur janë thirrur. Faqja gjithashtu vë në dyshim efikasitetin e distancimit social, maskave dhe izolimeve. Shtëpia e Bardhë kritikon edhe reagimin e zyrtarëve të Nju Jorkut.

Fauci dëshmoi për këto akuza përpara ligjvënësve në vitin 2024, duke thënë se pretendimet se ka fshehur ose ndikuar në kërkimet rreth teorisë së rrjedhjes nga laboratori janë të pavërteta.

“Akuzat që po përhapen se unë kam ndikuar mbi shkencëtarët që të ndryshonin mendje duke i korruptuar me miliona dollarë në forma grantesh janë absolutisht të pavërteta dhe thjesht absurde. Nuk kam pasur asnjë ndikim në përmbajtjen e artikullit të publikuar,” tha Fauci në qershor të 2024.

“Çështja e dytë është një akuzë e rreme se unë kam tentuar të mbuloj mundësinë që virusi të ketë origjinën nga një laborator. Në fakt, e vërteta është krejt e kundërta,” tha ai gjatë asaj seance të dëshmisë në vitin 2024.

Nuk është hera e parë që Shtëpia e Bardhë shpreh qartë pozicionin e saj për origjinën e COVID-19. Në janar, Presidenti Trump deklaroi se COVID-19 kishte “tendosur” marrëdhënien e tij me Presidentin Xi Jinping të Kinës.

“Por, më pëlqen shumë Presidenti Xi. Gjithmonë më ka pëlqyer. Gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë. Ajo u tensionua shumë me daljen e COVID-it nga ëuhani. Sigurisht që ajo e tensionoi. Jam i sigurt që e tensionoi edhe me shumë të tjerë, por për ne ajo e ndryshoi marrëdhënien tonë,” tha Trump në një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI