Flash

Terrᴏr në Tiranë dhe Lezhë/ Një i vrαrë dhe 4 të plagᴏsur në αtentate mαfiᴏze

Lapsi.al 17 April 2025
Terrᴏr në Tiranë dhe Lezhë/ Një i vrαrë dhe 4

Ishte “e enjtja e madhe” e vezëve të Pashkës që këtë vit do të bëjë bashkë të dielën katolikët dhe ortodoksët, por mediat u pushtuan nga lajmet “e zeza”.

Fillimisht në atentat i mirëmenduar i mori jetën një 67-vjeçari në fshatin Pllanë të Lezhës rreth orës 20.00. Viktima është një 64-vjeçar, i identifikuar si Gjovalin Prendi. Ngjarja ndodhi në lokalin e viktimës.

Sipas burimeve në vendin e ngjarjes, autori zbriti nga një automjet tip “Range Rover” dhe hapi zjarr me breshëri kallashnikovi në drejtim të lokalit duke lënë të vdekur në vend 64-vjeçarin që ndodhej i ulur në një tavolinë duke konsumuar një kafe.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/ok.mp4"][/video]

Ai ndërroi jetë gjatë transportimit në Spitalin Rajonal të Lezhës. Prendit i është bërë atentat në të njëjtin lokal edhe në vitin 2020, por mundi t’u shpëtojë plumbave.

Duket se vrasja e së enjtes pason një zinxhir vrasjesh. Viktima është babai i Roan Brahimit i njohur edhe si Sidorel Prendi, i ekzekutuar më 9 maj 2024 në Athinë. Ai u qëllua nga persona që lëviznin me një motor në sy të gruas dhe fëmijëve të tij sapo ishte kthyer nga Dubai.

Athinë

Roan Brahimi ka qenë i dyshuar për lidhje në vrasjen e Gentjan Bejtjes në 15 mars të këtij viti në Larushk të Krujës. Një nga personat e arrestuar nga policia si transportues i vrasësve është Ilir Beqaraj që rezulton të jetë kunati i Roan Brahimit.

Brahimi njihej edhe si “armiku” i Ervis Martinajt. Ai u shpall në kërkim për t’u marrë në pyetje pas vrasjes se Brilant Martinajt në 17 korrik 2022 ku humbën jetën edhe dy persona të tjerë, por nuk u gjet.

4 të plagosur në Tiranë

Nuk zgjati dhe ishte radha e Tiranës të merrte radhën e vrasjeve. Rreth orës 22.00, në spitalin e Traumës, kanë shkuar të plagosur me armë Arenc Stafa, 34 vjeç, Kjan Mullai, 19 vjeç, dhe dy të mitur, D.D 11 vjeç dhe M.D. 17 vjeç.

Burime nga spitali thanë se 3 nga të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa 11-vjeçari është në gjendje më të rëndë.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes disa persona në makinë kanë qëlluar në drejtim të një automjeti tjetër Benz G-Class që i përket një kompanie security. Mediat raportuan se të plagosurit janë ndjekur nga autorët nga rrethrrotullimi i Shkozës deri në Lundër. Si në shumë atentate autorët kanë djegur makinën dhe kanë humbur gjurmët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI