Flash

Paqe fiskale apo dorëzim i shtetit/ Ç’përmban oferta e Ramës për biznesin

Lapsi.al 24 April 2025
Paqe fiskale apo dorëzim i shtetit/ Ç’përmban oferta e

Amnistia fiskale, projekti për të cilin Edi Rama u refuzua kategorikisht nga ambasadorët e Bashkimit Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar është rikthyer si premtim i fushatës së 11 Majit, nën kamuflimin e një nisme që qeveria e quan “paqe fiskale” dhe që u prezantua si një ofertë ekskluzive për biznesin.

Si në çdo fushatë, është normale që partitë politike të shfrenohen në premtime për të ngrëna me lugë floriri, por kjo paqe me të cilën kryeministri Rama i shkel syrin biznesit nga Elbasani, është në realitet një dorëzim total i shtetit përkundrejt biznesmenëve pehlivanë, që deri tani kanë shmangur detyrimet tatimore dhe kanë kryer evazion fiskal.

Oferta ka si përfitues kryesorë biznesmenët realisht të mëdhenj, elementë të krimit të organizuar që menaxhojnë biznese apo politikanë të korruptuar që nëpërmjet bizneseve të familjarëve të tyre, nëpërmjet ryshfetit apo ndikimit politik kanë pasur mundësi të bëjnë para në mënyrë të paligjshme, t’i shmangen detyrimeve shtetërore, kanë fshehur bilancet reale, kanë grumbulluar shuma të mëdha parash në paligjshmëri dhe që sot kanë shansin t’i pastrojnë, duke u  duke paguar një taksë disa herë më vogël.

1) Biznesi e vendos vetë fitimin që deklaron

Sipas propozimit që u bë në takimin me biznesmenë të vegjël në Elbasan, nga kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimi, një biznes mjafton të bëjë marrëveshje me administratën tatimore, dhe mund të paguajë si tatim fitimi, një mesatare të tre viteve të fundit. Pas kësaj nuk do të ketë më kontrolle në dyert e tij.

Rama nuk tërhiqet nga Amnistia Fiskale: Paragjykimet nuk i pranojmë

Amnistia fiskale/ Ambasadorja e BE: Ramës i kemi treguar “vijat e kuqe”

Por ky propozim shoqërohet edhe nga një shkelje syri për ata, që deri tani e kanë fshehur një pjesë të fitimit, që mjafton të paguajnë 5% (nga 15% që është tatimi për fitimin) dhe mund ta shtojnë sa të duan fitimin e tyre.

“Nëse biznesi vendos që do të deklarojë një fitim më të lartë se sa ai i dakortësuar me administratën tatimore, përfitimi shtesë do të tatohet me 5%” tha Ministrja Delina Ibrahimi.

Me këtë deklaratë, Ministrja e Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen ka hedhur në erë të gjithë ato aksione tatimore që qeveria e Ramës ka ndërmarrë në vitet e shkuara, për deklarim të kuponit tatimorë dhe për pajisjen me kasa fiskale, të shoqëruara me kërcënime, kontrolle dhe gjoba nga tatimet. Kuptohet se mundësia që i jepet biznesit për ta deklaruar sa të dëshirojë fitimin, i hap rrugën opsionit për pastrimin e parave të pista.

2) Biznesi korrigjon bilancet e viteve të shkuara

Paqja fiskale vec të tjerave parashikon edhe një rishikim të bilanceve të biznesit në vitet e kaluara. Çdo "sipërmarrës" që ka punuar në të shkuarën me bilance të rreme, do të ketë mundësinë t'i bëjë një korrigjim zërave të viteve të shkuara. Për shtesat dhe korrigjimet do të paguajë vetëm 5% tatim mbi fitimin.

“I gjithë biznesi të mbyllë historikun e të kaluarës dhe të mund që në paqe të ecë në të ardhmen i sigurtë. Janë shumë biznese që hyjnë në këtë kategori” u shpreh Delina Ibrahimaj gjatë prezantimit të paqes fiskale.

Kjo pikë e dytë e “paqes” është një mundësi e drejtpërdrejtë që bizneset të legjitimojnë paratë e fituara nga shmangia e tatimeve apo të deklarojnë në sistem fitime që nuk i kanë realisht nga biznesi i tyre. Me pak fjalë, një mundësi e artë për të gjithë ata që kanë para për të pastruar, mjafton që të paguajnë një shumë prej 5% si tatim i korrigjuar në bilancet e një biznesi.

3) Biznesit i falen detyrimet dhe kamatvonesat

Pika e tretë e paqes fiskale, nënkupton edhe falje të detyrimeve, gjobave dhe kamatvonesave për ato bizneseve që kanë vonuar për më shumë se 5 vjet detyrimet. Ky propozim parashikon që kush paguan në një këst detyrimet e prapambetura do të përfitojë madje, ulje me 50% të shumës së detyrimit.

Përfitimet kryesore në këtë rast janë për biznesin e madh, që nëpërmjet ndikimit politik apo ryshfetit arrin të shmangë vit pas viti kontrollet tatimore.

Në anën tjetër, dekurajohen të gjithë ata biznesmenë të ndershëm, që këto vite janë treguar aq budallenj sa të jenë korrektë me shtetin dhe të mos vonojnë asnjë pagesë.

https://www.youtube.com/watch?v=zW_231WQIfI&t=4823s&ab_channel=EdiRama

Disa vite më parë, kryeministri Rama bëri një tentativë për të bërë amnisti fiskale, duke i dhënë mundësinë emigrantëve, biznesmenëve dhe shtetasve të huaj, që nëpërmjet pagesës së një përqindjeje të caktuar mund të pastronin deri në 2 milion euro të padeklaruara.

Pas reagimit të fortë të Bashkimit Europian dhe të FMN, kryeministri Rama u tërhoq, por duket se në fushatën për 11 Majin e ka modifikuar ofertën duke e quajtur “paqe fiskale”, realisht një moment kur shteti ngre flamurin e bardhë të dorëzimit përballë grykësisë së biznesit të madh, për të bërë më shumë para në kurriz të atyre që i binden ligjit./ Nga Dorian Kodra për Lapsi.al

Të këshilluara

Trashëgimia komplekse e Papa Françeskut

Vetëm disa javë para se të vdiste, Papa Françesku po bënte atë që bën më mirë: po zemëronte konservatorët. Në një ndërhyrje të jashtëzakonshme në mes të shku...

13:01

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI