Duket se gazetari Caputo ka lidhje të forta me njerëzit e Trump që punojnë aktualisht për Berishën. Ai ka shpërndarë edhe një shkrim të gazetës “Wall Street Journal” ku ka dhënë një intervistë drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita. Ish-kryeministri Berisha dhe anëtarët e familjes së tij u shpallën "non grata" nga Departamenti Amerikan i Shtetit në 19 maj të vitit 2021. Lajmi u bë i ditur nga sekretari i Shtetit i asaj kohe, Antony Blinken. Sipas tij, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike. Vetë Berisha nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat dhe madje ngriti edhe një padi ndaj Blinken në një gjykatë të Parisit. Për këtë vendim, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe miliarderin George Soros. ©LAPSI.alI asked State about Berisha’s visa status & ëas told he could come to the US
“ëe routinely grant ëaivers to facilitate designated individuals’ travel to the U.S. consistent ëith international obligations and our national interests. As such, ëe ëon’t let our foreign policy… https://t.co/b0pDezTJuv — Marc Caputo (@MarcACaputo) May 7, 2025