Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Intervistat/ Si e lexon Rama rezultatin e 11 Majit

Lapsi.al 13 May 2025
Intervistat/ Si e lexon Rama rezultatin e 11 Majit

Kur numërimi i votave të 11 majit ende nuk ka përfunduar, Edi Rama ka përzgjedhur dy media të huaja për të dhënë versionin e tij të leximit të rezultatit të thellë që mori në votimet e së dielës; kryeministri ka folur në italisht tek Corriere della Sera dhe në anglisht tek Politico. Në intervistën e parë, Rama shfaqet më emocional dhe nëpërmjet klisheve falenderuese lexon kinse i prekur mesazhet e votuesve, që i dhanë më shumë se 80 mandate në parlamentin e ardhshëm. Ndërsa në prononcimin për Politico, Rama thumbon me cinizëm opozitën që, sipas tij, nuk meritonte më shumë edhe pse angazhoi këshilltarët e Trump në fushatë. Në të dyja rastet, Rama konfirmon se e priste fitoren nga populli shqiptar, ndërsa tani pret vlerësimet ndërkombëtare në samitin e Evropës që do të organizohet në Tiranë.

Në intervistën për Corriere della Sera, kryeministri i sapokonfirmuar për mandatin e katërt e shpjegon fitoren si një histori besimi dhe vizioni. “Ne e ndryshuam Shqipërinë me një vizion të qartë dhe këmbëngulje të madhe. Njerëzit nuk janë budallenj, siç mendojnë shumë politikanë, dhe ata dinë të bëjnë dallimin midis atyre që punojnë seriozisht për të ardhmen e vendit dhe atyre që kufizohen në retorikën e disfatizmit. Edhe kemi gabuar, por kemi kërkuar falje. Por ne kurrë nuk u ndalëm, kurrë nuk u fshehëm, kurrë nuk u dorëzuam përballë vështirësive dhe ngritëm një komb të tërë duke e bërë atë krenar për emrin e tij”, është shprehur Kryeministri Rama.

Rama nënvizon se “PS nuk fiton sepse humbet opozita, por sepse shqiptarët besojnë në rrugën që po ndjekim së bashku”. Një element që Rama e veçon është vota e diasporës, një pjesë e zgjedhësve që për herë të parë u lejua të votonte nga jashtë vendit. “Ata nuk votojnë nga nostalgjia, por nga vlerësimi për situatën. Është një votë besimi nga ata që u larguan, por nuk e kanë braktisur Shqipërinë. Dhe nëse diaspora na beson, kjo do të thotë se ne po transmetojmë një imazh që i bën ata krenarë” tha Rama, duke hequr nga ekuacioni arsyet që i detyroi shqiptarët e diasporës të largohen nga vendi i tyre.

Rama në delir, nis t’i flasë monumentit të Skënderbeut në shesh

Politico, toni është më cinik, më thumbues kundrejt opozitës që pritet të dalë në rrugë, për të kontestuar humbjen e thellë. I pyetur për vendimin e opozitës për të punësuar Chris LaCivita, strategun e fitores së Trump në 2024, Rama shfrytëzon rastin për një krahasim që bën për të qeshur. “Të marrësh LaCivitën dhe të mendosh se do të bëhesh Trump, është njësoj si të marrësh një parukier të Hollivudit dhe të mendosh se do të bëhesh Brad Pitt” thotë ai.

E nuk ndalet me kaq. “Vetëm sepse dikush ka punuar për Trump, nuk do të thotë se ka ndonjë fuqi magjike ‘alla Trump’… Në çdo rast, ishte një komedi për t’u parë”.

Duke u pozicionuar para lexuesit të huaj, si lideri që do ta çojë Shqipërinë në Bashkimin Europian deri më 2030, Rama mohon çdo problem të votimeve të 11 Majit.

Por raporti i OSBE/ODIHR e sheh realitetin ndryshe nga tonet mallëngjyese me të cilat kryeministri lexon rezultatin. Vëzhguesit ndërkombëtarë evidentuan përdorimin e burimeve shtetërore nga Partia Socialiste, presione mbi punonjësit publikë dhe intimidim të votuesve në favor të partisë në pushtet. Një kritikë veçanërisht e fortë iu bë gjendjes së medias: “Pavarësia, larmishmëria dhe integriteti i lajmeve janë gërryer nga varësia e mediave ndaj financimeve jotransparente dhe ndikimeve politike.”

Raporti i OSBE-ODIHR/ Mediat në Shqipëri, bashkëpuntoret e pushtetit

Madje, raporti e denoncon qartazi kontrollin që ushtron qeveria mbi narrativën publike: “Raportimi i lajmeve zëvendësohet shpesh nga materiale të prodhuara nga vetë qeveria, të shpërndara nga Agjencia e Medias dhe Informimit nën varësinë e kryeministrit” thuhej aty.

Në këtë atmosferë mediatike të centralizuar dhe të kontrolluar, dhe me militantë partiakë që kontrollonin ambientet jashtë qendrave të votimit, rezultati i zgjedhjeve mund të lexohet në një këndvështrim tjetër, por duket se vëmëndja në ditët në vazhdim do të përqëndrohet në organizimin e Samitit Evropian.

Më 16 maj, kur KQZ ende nuk ka shpallur rezultatin përfundimtar, Tirana do të presë edicionin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian – një mbledhje e liderëve të BE-së dhe vendeve aspirante.

Zgjedhjet, reagon BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta loje

është e natyrshme që prozhektorët e fuqishëm mbi samitin europian të eklipsojnë problemet e procesit zgjedhor, ndërsa Bashkimi Europian duket se e ka pranuar rezultatin “de facto” përpara se të mbyllet numërimi zyrtar. Dhe përtej fitores së 82 mandateve, heshtja e europianëve është një tjetër fitore në llogaritë e Edi Ramës./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43