Flash

Dalin SMS/ Rama hyn në sherrin për numërimim e votave, kërcënon kandidatët

Lapsi.al 15 May 2025
Dalin SMS/ Rama hyn në sherrin për numërimim e votave,

Numërimi i votave preferenciale po nxit një konflikt të brendshëm mes kandidatëve në listën e hapur. Më e ethshme kjo “luftë” është në radhët e Partisë Socialiste, aq sa është dashur ndërhyrja e Edi Ramës në një përpjekje për të shuar sherrin, fundi i të cilit nuk dihet ende sidoqoftë.

Lapsi.al ka parë një komunikim me mesazhe mes kandidatëve, si dhe ka dëgjuar më pas mesazhet zanore të dërguara nga vetë Edi Rama në grupin e aplikacionit “WhatsApp” ku janë të gjithë kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

Fillimisht është drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla, i cili tregon për disa kallëzime që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të përgatisë ndaj atyre numëruesve që po manipulojnë votat e kandidatëve.

“Numëruesit do të shkojnë në burg siç ndodhi edhe në 2021, por edhe ata kandidatë që i shtyjnë të bëjnë vepër penale janë po njëlloj fajtor. Mos bini në grackën e sabotimit sepse ofertat që ju vijnë nga PD për bashkëpunim kanë për qëllim hedhjen në erë të procesit zgjedhor”, shkruan Taulant Balla në mesazhin që ka siguruar Lapsi.al

Halit Valteri me famë të madhe si kameleon politik sa nga njëra parti në tjetrën, ku bëhet plaçkë e katandi, dhe që së fundi është strehuar te Rilindja, reagoi direkt pas Taulant Ballës. Valteri është i shqetësuar për unitetin e partisë dhe thotë se kanë punuar me gjak e me shpirt.

“Mundohu t’ja shpjegosh angalisht se shqip nuk marrin vesh. Po bëhen turpi botës duke luftuar njëri-tjetrin sikur jemi armiq dhe jo një familje e madhe që kemi punuar me gjak e me shpirt për një qëllim”, shkruan Halit Valteri si prift i moralit brenda organizatës së Rilindjes. Pas tij reagimi i radhës gjithë frustrim erdhi nga Julinda Dhame, një tjetër kandidate për deputete në Tiranë.

“Dhe unë e kam bërë e po bëj disa denoncime. Po jua deklaroj këtu që do e çoj deri në fund. Nuk le askënd të më prekë qoftë një votë dhe as t’u shtohet kandidatëve të tjerë. E kam me fakte!”, shkroi Dhame duke denoncuar manipulimin e votave në numërim në favor të kandidatëve të caktuar.

Pas këtyre komunikimeve ka ndërhyrë vetë Edi Rama përmes disa mesazheve zanore, të cilat Lapsi.al i dëgjoi. Ai ka kërcënuar kandidatët që askush të mos përzihet në numërim e votave. Rama iu është drejtuar nominalisht Valter Halitit dhe Julinda Dhames duke kërkuar që të mos bëjnë “as gërr as mërr..” teksa kërcënoi edhe me ndarje përfundimtare nga Partia Socialiste.

“Uroj që këtë të mos e nënvleftësojë askush që nuk do të ndahet njëherë e mirë me këtë familje politike”, tha Rama. Kryeministri ka kërkuar vazhdimisht që kandidatët të qëndrojnë larg procesit të numërimit duke dhënë garanci se asnjë manipulim nuk ka për të ndodhur.

Megjithatë shpirtrat e trazuar të kandidatëve duket se është vështirë të qetësohen. Ata nuk i kanë besë përbetimeve të Ramës për proces të rregullt në numërim dhe as arbitrit KQZ. Vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve socialistët e kanë në normalitetin e tyre aq sa vështirë të kursejnë dhe të vetët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI