Flash

Tjetër goditje e SPAK ndaj partisë së Tom Doshit në Fier

Lapsi.al 12 May 2025
Tjetër goditje e SPAK ndaj partisë së Tom Doshit në Fier

Një tjetër operacion i policisë në kuadër të luftës kundër krimeve zgjedhore ka çuar në arrestimin e Pandeli Bozhës, i njohur edhe me emrin Agim Brahimllari.

Bozha është ndaluar me urdhër të SPAK-ut, nën dyshimin për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Bozha, i cili është babai i kandidates së Partisë Socialdemokrate, Limonera Bozha, e cila është pjesë e koalicionit të drejtuar nga Tom Doshi, dyshohet për ndërhyrje dhe manipulim në procesin zgjedhor.

Gjatë një interviste gjatë mëngjesit të sotëm, kreu i PSD-së, Tom Doshi ka akuzuar Partinë Socialiste se ka sulmuar mbështetësit e tij duke përdorur policinë.

"Ne duhet të themi të vërtetën e procesit. Nuk mund të marrim në mbrojtje shkeljet që ka bërë Partia Socialiste. Këtë e ka bërë edhe gjatë zgjedhjeve. Ne na kanë sulmuar të dy partitë e mëdha, si PS edhe PD. Presionet kanë qenë shumë të mëdha nga ana e policsë, e strukturave të shtetit kudo "Mos votoni PSD". Ne faktikisht e kemi mbështetur Partinë Socialiste 4 vjet. Mandatet tona kanë qenë për PS-në, por dihet që PS-ja e ka hallin që t'i marrë të gjitha për vete dhe populli sot ka vendos me na votu ne" është shprehur Tom Doshi, që la të hapur mundësinë e një marrëveshjeje pas rezultatit të 11 Majit.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI