Flash

Autoblinda dhe ushtarë/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në Durrës

Lapsi.al 9 May 2025
Autoblinda dhe ushtarë/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në

Materialet zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit kanë nisur të mbërrijnë sot në Durrës, të transportuara me mjetet e Forcave të Armatosura, nën masa të rrepta sigurie dhe me eskortë policore.

Ato priten të shpërndahen në të gjitha KZAZ-të përkatëse, në kuadër të përgatitjeve për një proces zgjedhor të rregullt dhe transparent.

Në qytetin e Durrësit janë ngritur 7 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), ku do të ruhen materialet deri në ditën e votimit.

Kujtojmë se qarku i Durrësit përfshin gjithsej 377,020 zgjedhës të regjistruar, mes tyre 25,037 emigrantë që gëzojnë të drejtën e votës. Shumica e trupës zgjedhore përqendrohet në qytetin e Durrësit, me 272,888 votues, ndjekur nga Kruja me 66,140 votues dhe Shijaku me 37,992 votues gjithsej.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI