Flash

Giro d’Italia/ Çiklistët shohin Shqipërinë e trafikut dhe gropave në rrugë

Lapsi.al 9 May 2025
Giro d’Italia/ Çiklistët shohin Shqipërinë e

Faqja prestigjioze e çiklizmit Cycling News raporton se “Giro d’Italia” nis këtë të premte në Shqipëri me etapën e parë nga tre që do të zhvillohen në territorin shqiptar, por përgatitjet janë shoqëruar me kaos në rrugë, trafik të rënduar dhe punime të papërfunduara.

Drejtori sportiv i ekipit Alpecin-Deceuninck, Gianni Meersman, u shpreh se ekipi i tij u detyrua të eksploronte itinerarin me makinë pasi pedalimi nëpër Tiranë rezultoi “jashtëzakonisht i rrezikshëm”.

“E eksploruam me makinë,” tha Meersman. “Gjatë rrugës po diskutonim nëse duhej ta provonim me çiklistë.

Pastaj pamë Astanën në mes të trafikut dhe vendosëm menjëherë që nuk do ta bënim.” Tirana u përshkrua si një rrëmujë e vërtetë edhe nga çiklisti i njohur belg Wout van Aert i skuadrës Visma, i cili e cilësoi eksperiencën dhe rrugët si “të paparashikueshme”.

“Nuk është dramatike kudo, por është e paparashikueshme se ku do të shfaqen gropat. Nuk është kritikë, por është ndryshe nga ajo me të cilën jemi mësuar,” tha Van Aert.

Një tjetër raportim nga faqja daneze Feltet.dk tregon se shtrimi i asfaltit të freskët dhe riparimet kanë vazhduar deri në ditët e fundit para garës, me punëtorë që vraponin për të mbyllur vrimat në rrugë deri të enjten.

“Nuk kam parë kurrë kaq shumë punëtorë asfalti në një rrugë shqiptare,” tha çiklisti danez Bjarke Vodder Nielsen, rezident në Shqipëri, pasi përshkoi fazën e parë të garës një ditë para nisjes.

Pra në vend të krenarisë për mikpritjen, Shqipëria po përballet me një test infrastrukture. Ndoshta 7 milion eurot që janë paguar për aktivitetin ciklistik, do të kishte qenë më mirë të shpenzoheshin për mirëmbajtjen e rrugëve./Cycling News

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI