Flash

Berisha flet për "non gratën": Trump i preu kokën gjarprit të Soros në Uashington

Lapsi.al 8 May 2025
Berisha flet për "non gratën": Trump i preu kokën

Sali Berisha ka falenderuar të gjithë shkodranët për mirënjohjen, duke u shprehur se më 11 maj do të hapet një kapitull i ri.

Kreu i PD-së nuk la përmendur edhe çështjen e “non-gratës” nga SHBA, teksa shprehu "mirënjohje të pakufishme për presidentin Trump, që i preu kokën gjarprit Soros në Uashington".

"Miq, e dëgjuat vetë lajmin. E vërteta triumfoi. Ndaj dhe një mirënjohje të pakufishme për presidentin Trump që i preu kokën gjarprit Soros në Uashington.

Por një mirënjohje të thellë për të gjithë ju që qëndruat, nuk u mposhtët dhe votuat PD edhe në kohërat më të vështira.

Me 11 Maj, Shkodra dhe Shqipëria hap një kapitull të ri. Ndahet nga një diktaturë, rivendos dinjitetin e qytetarëve.

Mbi të gjitha kthen shpresën, kthen besimin, kthen dinjitetin, kthen të ardhmen e qytetarëve të vet. Kthen shpresën dhe besimin tek Shkodra dhe Shqipëria" - tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

Ky është Papa i ri, Leo XIV

Papa i ri është kardinali amerikan Robert Prevost i SHBA-së, papa i parë amerikan në histori. Kardinali Robert Francis Prevost i Shteteve të Bashkuara është ...

19:29

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI