Flash

GJKKO urdhëron gjashtë kontrolle ndaj PSD-së në Shkodër

Lapsi.al 8 May 2025
GJKKO urdhëron gjashtë kontrolle ndaj PSD-së në Shkodër

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lëshuar 6 urdhër-kontrolle ndaj anëtarëve të shtabeve elektorale të Partisë Socialdemokrate (PSD) në qytetin e Shkodrës.

Burime për gazetaren Klodiana Lala bëjnë me dije se një prej të personave ka refuzuar bashkëpunimin me autoritetet dhe si pasojë është shoqëruar nga policia për të vijuar procedurat e mëtejshme.

Ndërkohë gjatë operacionit janë sekuestruar disa celularë dhe është kryer kontroll i automjeteve të disa prej personave të përfshirë.

Hetimet vijnë në kuadër të dyshimeve për veprimtari të paligjshme të lidhura me procesin zgjedhor, vetëm pak ditë përpara votimeve të 11 majit.

Ndërkohë sot në qytetin e Shkodrës ishte kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili ka zhvilluar një mbledhje me kreun e Prokurorisë së Shkodrës, kreun e policisë vendore dhe me përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese.

Gjatë takimit, lreu i SPAK ka vënë theksin tek zbulimi i krimeve zgjedhore. Po ashtu, Dumani kërkoi që policia dhe prokuroria të jenë sa më vigjilente lidhur me krimet zgjedhore.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Dita e enjte do të ketë mot relativisht të paqëndrueshëm. Reshjet e shiut prite të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët kryesisht përgjatë re...

07:16

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI