Flash

Kur do tërhiqesh përfundimisht nga politika? Berisha jep përgjigjen

Lapsi.al 8 May 2025
Kur do tërhiqesh përfundimisht nga politika? Berisha jep

Pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2013, Sali Berisha u tërhoq si kryetar i Partisë Demokratike dhe nga çdo funksion tjetër, duke qëndruar vetëm si deputet. Ai u rikthye sërish në qendër të politikës shqiptare në vitin 2021 kur u shpall “non grata” nga SHBA dhe kur Lulzim Basha, kryetar i PD në atë kohë, e përjashtoi nga partia.

Pas betejës politike brenda radhëve blu, Sali Berisha arriti të votohej sërish si kryetar i PD-së dhe të mblidhte shumicën e demokratëve pas përçarjes së madhe, teksa sot PD-ja udhëheq koalicionin opozitar duke kërkuar të fitojë zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Por kur mendon Sali Berisha që të tërhiqet, duke pasur parasysh edhe lajmin e fundit nga SHBA që Departamenti Amerikan i Shtetit nën administratën Trump e konsideron “vendim politik” të administratës Biden dhe ish-Sekretarit Blinken vendosjen “non grata” ndaj tij? Kësaj pyetje, Sali Berisha i ka dhënë një përgjigje të sinqertë në emisionin Opinion në Tv Klan, ku ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje.

“Në betejën time kundër diktaturës së parë unë kisha një koncept: Kur shihja mbështetjen që kishte diktatura unë konsideroja psikologjinë e përgjithshme shoqërore një akullnajë. Dhe mendoja që duhet të bëjmë gjithçka për të shkrirë akullin dhe për të nxjerrë njerëzit nga ngrirja. Edhe këtu adhurimi për Amerikën ishte gjëja më e ligjshme. Kjo çliron mendjet, edhe mendjet e fundit të asaj që njerëzit mund të kenë menduar që jo nuk e ka të drejtë Berisha. Është një mbështetje shumë e fuqishme.

Të tërhiqem? Misionari tërhiqet vetëm nga një faktor, Zoti i madh. Vetëm Zoti tërheq një misionar. Zoti e tërheq misionarin. Misionari, Zotin nuk mund ta tradhtojë kurrë. Ai që nis një mision në kushtet më të pabarabarta, ai si shpresë dhe besim të vetën në radhë të parë ka Zotin” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ky është Papa i ri, Leo XIV

Papa i ri është kardinali amerikan Robert Prevost i SHBA-së, papa i parë amerikan në histori. Kardinali Robert Francis Prevost i Shteteve të Bashkuara është ...

19:29

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI