Flash

Thirrja nga qelitë e Durrësit "Votoni PS! Votoni Edi Ramën!"

Lapsi.al 9 May 2025
Thirrja nga qelitë e Durrësit "Votoni PS! Votoni Edi

Nga qelia e paraburgimit në Durrës, ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh elektoral që vjen si vazhdim i linjës propagandistike të Partisë Socialiste. Duke u ndalur te organizimi i Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj e përdor këtë event për të glorifikuar “transformimin” e Tiranës dhe të vendit, për të cilin i atribuon meritat ekskluzivisht PS-së dhe Edi Ramës.

"Kur shoh sot Giro d’Italia që organizohet në Shqipëri, e që sot pasdite mbërrin në Tiranë, më kujtohet ajo Shqipëria e Tirana gri, pa parqe, pa rrugë, pa vizion, pa dinjitet, ku as nuk ecje dot me biçikletë, jo më të organizohej një event me përmasa botërore si ky" shkruan Veliaj që bën thirrje të votohet Partia Socialiste.

"Do të doja shumë të isha në këtë fushatë jo si spektator, por si pjesë e saj" shkruan Veliaj nga qelia e Durrësit ku u izolua me dy vendime gjykate, jo vetëm për ryshfetet si kryetar bashkie, por edhe për presionet ndaj prokurorëve dhe agjentëve të BKH-së që e hetonin.

“Një votë për Saliun & Co do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar,” shkruan Veliaj, duke bërë thirrje për të votuar PS-në më 11 maj. Ai kujton “Tiranën gri, pa parqe, pa rrugë, pa dinjitet” dhe e kontraston me “Tiranën e gjelbër që gumëzhin nga puna”, duke mbyllur me mesazhin: “Votoni Edi Ramën. Votoni Shqipërinë që ecën përpara!”

Kështu pra, edhe pse i izoluar në qeli që prej datës 10 shkurt, edhe pse i diskretituar në media me shpenzimet marramendëse që kryente e shoqja dhe vilat e fshehura në Qerret, Erjon Veliaj nuk heq dorë nga fushata as prapa hekurave, duke vërtetuar edhe një herë se edhe në ditën më të keqe, e vetmja rrugë për të mbetet brohoritja për partinë dhe Edi Ramën.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI