Flash

Agron Shehaj mbyll fushatën: Mundësi historike për të lënë pas të kaluarën

Lapsi.al 9 May 2025
Agron Shehaj mbyll fushatën: Mundësi historike për të

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj iu drejtua mbështetësve dhe qytetarëve që të dielën e 11 majit do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri, me thirrjen për të bërë ndryshimin dhe historinë.

Shehaj deklaroi se Shqipëria ka një mundësi historike për të lënë pas të kaluarën dhe pe4r të ndërtuar të ardhmen.

“Të dielën kemi një mundësi, një mundësi unike në historinë e Shqipërisë. Për 35 vite kemi jetuar me një duopol, një duopol që ka zgjatur shumë. Sot politikanët e këtyre dy partive mendojnë vetëm për veten e tyre, jo për ju, prandaj krijuam Mundësinë një vit më parë: Për të ofruar një alternativë të vërtetë, jo thjesht një rotacion.

Shqipëria ka nevojë për ndryshim, kemi nevojë ti lëmë shqiptaret te punojne, të heqim shtetin nga kurrizi i qytetarëve, të përqendrojme energjitë tona për të ndërtuar të ardhmen, jo për të vazhduar betejat e vjetra të së kaluares.” - u shpreh Shehaj.

Shehaj nënvizoi se qytetarët shqiptarë po tregojnë se në Shqipëri po ndodh një ndryshim historik, pasi sipas tij po çlirohet një energji dhe një besim i pandalshëm.

Duke kujtuar 30 ditët e fushatës zyrtare elektorale, Shehaj tha se partia Mundësia është shulmuar nga politikanët që kanë frikë ndryshimin.

‘Koha për ndryshim është tani, dhe kjo është ajo që i shqetëson’.

Partia Mundësia mbylli fushatën e saj elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, në Pallatin e Kongreseve. Në fletën e votimit, Mundësia mban numrin 10.

Pjesë nga fjala e Agron Shehaj:

Kur nisëm këtë rrugëtim, më pak se një vit më parë nga ky vend, shumë pak ishin ata që do të kishin vënë bast për ne...

Dhe megjithatë, ja ku jemi sot, në ditën e fundit të fushatës, dy dite para zgjedhjeve, të fortë dhe të vendosur, gati për t’i ofruar Shqipërisë më në fund një të ardhme ku të gjithë të mund të jetojne me punën e tyre, pa nepotizma, pa lidhje politike, pa u mbeshtetur tek partite e vjetra.

Ka qenë një rrugëtim i gjatë, dhe s’ka dyshim, ata që kanë interes që gjërat të mbeten po njësoj kanë bërë gjithçka për të na ndaluar. Na kanë sulmuar në televizione, në debate, në takime, në rrjete sociale, madje edhe në gjykata.

Kanë thënë që s’do tia dalim. Kanë thënë që do të na ndalojnë. Kanë thënë që jemi të pafuqishëm për të mbrojtur votat tona. Kanë thënë që do i trembin votuesit. Po na sulmojnë sepse po e shohin se diçka e madhe dhe historike po ndodh në Shqipëri. Po çlirohet një potencial, një energji dhe një besim i pandalshëm.

Koha për ndryshim është tani, dhe kjo është ajo që i shqetëson.

Të këshilluara

Rama fal gjobat/ PD sfidon SPAK-un

Partia Demokratike, nëpërmjet zyrës së shtypit, ka deklaruar se falja e gjobave nga kryeministri dy ditë para zgjedhjeve është shkelje e Kodit Zgjedhor. Lexo...

18:22

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI