Flash

"20 mandate në Tiranë"/ Rama bën llogaritë e zgjedhjeve të 11 majit qark më qark

Lapsi.al 9 May 2025
"20 mandate në Tiranë"/ Rama bën llogaritë e

Në mitingun përmbyllës të PS-së, kryeministri Edi Rama ka bërë edhe një llogari për mandatet që pret të marrë në zgjedhjet e së dielës.

"Në Tiranë do të marrim 1 apo 2 plus duke shkuar nga 18 në 20. Nuk e harrova por e lashë vec sepse Tirana ha bukë vec. Është jo vetëm Tirana kryeqytet por dhe shpëtimtarët e transformuesit i kemi dhënë këtij qyteti sharmin e pamohueshëm të Evropës. Ju kujtohet ca ishte ky vend sot, ishte kënetë. Ngado ku hidhje sytë në Tiranë, kënetë.

Kam parë në rrugica me baltë ata minjtë e kënetës. Unë s ekam me ta e kam me ata tironsat, e vjetër e të rinj. Ka një gjë të madhe për të mos e harruar. Këtë qytet mund ta bëjnë më të mirë vetëm ata që e transformuan që i dhanë dinjitet.

Dmth PS dhe askush tjetër. Këtë qytet mund ta bëjnë më të kamur e solidarë, krenarë për të gjithë, vetëm ata që ja pastruan baltën nga fytyra. Që ja larguan cibanët nga trupi që e veshën dhe ja shumëfishuan vlerën", - tha Rama që më herët bëri edhe disa llogari në qarqet e tjera ku pret që PS të thellojë rezultatin. 

"Ky është bllof, propagandë thanë disa duke komentuar memorandumin e Kuçit. Pse nuk qenka e mundshme. A di ku të ma thotë ku në cilën qark do ta humbim një nga këto 74 mandate. Në Kukës në mos e marrshim ndonjë tjetër, nuk kanë si na e marrin atë që kemi. Se nuk e lejon aritmetika. Ajo që kam mësuar në liceun artistik.

Në Shkodër kemi 3 mandate, pse ta humbim një tjetër. Apo mos vallë antikomunisti Bardh Hardhuca po e transformon Shkodrën nga plehërat në një vend të denjë për statusin e kryeqytetit të veriut? Ajo që kemi bërë 2 vjet në Shkodër me Benetin, marrim një mandat plus minimumi.

Vazhdojmë në Lezhë kemi 3 mandate nga 7. Që ta humbim një tjetër duhet që Rilindja e Lacit pas kënetës Në Durrës kemi 8 mandate dhe mund të humbim 1 vetëm nëse qytetarët do të binden se kryebashkiaku turiverdhë, 8 mandate në Durrës janë një mur që nuk i lëviz dot as topi.

Mandati i 9 i Elbasanit na shpëtoi për një fije., nëse zgjedhësit nuk e marrin vesh se formulën1 do ta sjellë Luciano, dhe një plus hyn në 11 maj. 9 në Fier, Gazi i botës nuk ka shans të ndalojë mandatin e 10.

Në Berat Korcë e Gjirokastër nuk i lëviz dot mandatet tona, në Vlorë mund të marrim 9, por nuk hyn te minimumi, sic ishte 74 në 2021. Pra të katërtin plus që na con në 78 minimumi do ta marrim në Dibër", - tha Rama. /LAPSI.al

Të këshilluara

Rama fal gjobat/ PD sfidon SPAK-un

Partia Demokratike, nëpërmjet zyrës së shtypit, ka deklaruar se falja e gjobave nga kryeministri dy ditë para zgjedhjeve është shkelje e Kodit Zgjedhor. Lexo...

18:22

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI