Flash

Rama në mbyllje të fushatës: Të dielën marrim shumicën më të madhe ndonjëherë

Lapsi.al 9 May 2025
Rama në mbyllje të fushatës: Të dielën marrim

Në mbyllje të fushatës së PS, Edi Rama deklaroi sot nga mitingu në Tiranë se partia Socialiste më 11 maj do të dalë me shumicën më të madhe ndonjëherë.

"Një pyetje kam, e keni seriozisht që doni të dëgjoni një fjalim timin tani? Tiranë e dashur, Shqipëri e shtrenjtë, vëllezër e motra socialistë. 

E nxorëm nga gërmadhat e viteve 90 e më pas e rilindëm. Ju jam mirënjohës nga zemra për praninë tuaj në këtë fushë dhe u rikthyem këtu, e gjithë skuadra e Tiranës tonë jo thjesht në takimin përmbyllës, por në kulmin e një tjetër rrugëtimi 4 vjecar, drejt majës ku ndodhet Shqipëria e Evropës së bashkuar.

Nuk besoj te rastësitë, nuk ka rastësi që ne jemi këtu në 9 maj në ditrën e evropës për të thënë fjalën e fundit të këtij rrugëtimi dhe për të shkuar së bashku me shumicën më të madhe ndonjëherë të shqiptarëve për të firmosur marrëveshjen evropiane, për Shqipërinë në BE" - u shpreh Rama.

"Më 11 maj, me shumicën më të madhe ndonjëherë, firmosim marrëveshjen për Shqipërinë në BE" - shpalli Rama.

Të këshilluara

Rama fal gjobat/ PD sfidon SPAK-un

Partia Demokratike, nëpërmjet zyrës së shtypit, ka deklaruar se falja e gjobave nga kryeministri dy ditë para zgjedhjeve është shkelje e Kodit Zgjedhor. Lexo...

18:22

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI