Flash

LaCivita në mitingun përmbyllës të PD: Më 11 maj pushoni nga puna Edi Ramën

Lapsi.al 9 May 2025
LaCivita në mitingun përmbyllës të PD: Më 11 maj

Drejtuesi i fushatës së PD-së, amerikani Chris LaCivita, gjatë fjalës së tij në mbylljen e fushatës së PD-së ka bërë thirrje për pjesëmarrje në votime, duke thënë se “Shqipëria nuk mund të lejojë një mandat të katërt për Edi Ramën.”

Sipas tij, shqiptarët duhet te zgjedhin nje mjek qe do sheroje ekonomine e vendit. “Një plan i vërtetë. Një plan i vërtetë për të rregulluar ekonominë dhe për t’i dhënë fund korrupsionit. Dhe një plan i vërtetë që do ta bëjë jetën tuaj më të mirë. Unë vij sot këtu tek ju si një amerikan që sheh një të ardhme të ndritur për një vend të madh dhe për një popull të madh. E gjithë bota po e ndjek këtë zgjedhje. Votoni për të ardhmen tuaj, ajo varet prej saj”, tha ai.

Chris LaCivita: 

Jam gjithmonë i impresionuar nga përmasa e turmave. Faleminderit, Shqipëri! Faleminderit për mirësinë tuaj, mbështetjen tuaj dhe për dhënien e shpresave dhe ëndrrave tuaja për një të ardhme më të mirë.

Shqipëria, siç e dëgjuam më herët, ndodhet në një udhëkryq, jo vetëm për ëndrrat tuaja dhe të familjes suaj, por edhe për pozicionin e këtij vendi në skenën ndërkombëtare. Shqipëria nuk mund të përballojë një mandat tjetër të Edi Ramës. Korrupsioni, gjendja e dështuar ekonomike që ka shkatërruar familjet, mungesa e mundësive të qëndrueshme të punësimit, të gjitha gjërat që përcaktojnë lumturinë tuaj, Edi Rama ua ka marrë.

Por ju keni një mundësi historike, një mundësi për t’i treguar botës se populli shqiptar i refuzon politikat e së shkuarës, se nuk do të intimidoheni dhe se nuk do të ndaloni së luftuari për familjet tuaja. Por kjo ndodh vetëm nëse ju dilni dhe votoni. Merrni me vete miqtë, familjen, fqinjët dhe largoni Edi Ramën nga pushteti.

Në një Shqipëri të re me Doktor Berishën, keni një njeri që ka shpëtuar jetë. Pse të mos ia besoni të ardhmen e Shqipërisë një mjeku?

Një doktor që ka shpëtuar jetë, pse të mos ia besoni të ardhmen e vendit?

Një plan i vërtetë. Një plan i vërtetë për të rregulluar ekonominë dhe për t’i dhënë fund korrupsionit. Dhe një plan i vërtetë që do ta bëjë jetën tuaj më të mirë.

Unë vij sot këtu tek ju si një amerikan që sheh një të ardhme të ndritur për një vend të madh dhe për një popull të madh. E gjithë bota po e ndjek këtë zgjedhje. Votoni për të ardhmen tuaj, ajo varet prej saj.

Faleminderit, Shqipëri, dhe Zoti e bekoftë vendin tuaj.

Fitore, fitore, fitore!

Të këshilluara

Rama fal gjobat/ PD sfidon SPAK-un

Partia Demokratike, nëpërmjet zyrës së shtypit, ka deklaruar se falja e gjobave nga kryeministri dy ditë para zgjedhjeve është shkelje e Kodit Zgjedhor. Lexo...

18:22

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI