Flash

Berisha: Irena Gjoka është e dënuar për falsifikim, vendimet e saj të pavlefshme

Lapsi.al 5 May 2025
Berisha: Irena Gjoka është e dënuar për falsifikim, vendimet

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u paraqit në SPAK paraditen e sotme për zbatimin e masës së sigurisë detyrim paraqitje. Në dalje, ai foli për mediat, duke thënë se la edhe një shënim në zyrat e SPAK.

"Para se të paraqes para shqiptarëve një provë tronditëse që zbulon fytyrën e shëmtuar kriminale të eksponentëve të kësaj drejtësie të Edi Ramës, unë dua të informoj se lashë këtë shënim në zyrat e Skapit të partisë: Amnistia elektorale është krim i shëmtuar antikushtetues i Altin Dumanit, shërbëtor i Edi Ramës, i cili kërkon që të shndërrojë kushtetutën në duman kushtetutë dhe firma e Sali Berishës.

Ju duhet të mësoni se njeriu që kryeson gjykatën speciale të shqiptarëve ishte një delikuente, e pafytyrë, e pamoral, e pakaraktere, e dënuar me burg në vendet fqinje dhe përdorej si skllave nga Edi Rama dhe regjimi aktual. Irena me 5 mbiemra e përfolur për ryshfete gjysmë milionëshe jo në një por në disa raste, rezulton se në vitin 2005 është dënuar nga kolegji penal i Janinës, me burg dhe gjobë. Kjo monstër, në vend se të vuajë dënimet është lartësuar në kryetaren e gjykatës speciale nga Edi Rama dhe Taulant Balla dhe është keqpërdorur nga Altin Dumani. Nga viti 2005 viti i dënimit të saj, dënim të cilën ajo e ka fshehur në kolektiv bën të pavlefshëm absolutisht cdo vendim të saj në përputhje me vendimet e gjykatës së Strasburgut.

Dokument zyrtar me vulë dhe me firmë nga Gjykata e Janinës së Greqisë, që tregon se: Për këto arsye e dënon të pandehurën të shpallur fajtore me burgim 3 muaj dhe gjobë 1500 euro si dhe shpenzimet gjyqësore prej 73 eurosh. Falsifikim pasaporte a vize, por është dënuar për falsifikim dhe është dënuar nga Kolegj Penal dhe jo administrativ. Është turpi i turpit të Ulsi Manjës, të këtij ministri i cili në regjistrimet telefonike rezulton se përveç 500 mijë euro nga emigranti, i kërkon edhe çantë Luis Vuiton. Dhe emigranti i thotë, për kë e do atë çantë, e dua për zonjën thotë, jo, jo e dua në intimitet, por nuk po hyj në intimitete.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI