Flash

PAMJET/ Tension në Fier, policia shoqëron kandidatin e PD-së

Lapsi.al 4 May 2025
PAMJET/ Tension në Fier, policia shoqëron kandidatin e PD-së

Kandidati i Partisë Demokratike, Fatjon Semanjaku raportohet se është shoqëruar këtë të diel nga policia e Fierit pas një incidenti që ndodhi në qendër të qytetit. Sipas një reagimi të PD-së shkak është bërë shpërndarja e fletushkave elektorale.  

Mediat kanë publikuar pamje që tregojnë momentin e incidentit që ndodhi në qendër të qytetit të Fierit. Pamjet tregojnë momentin kur disa efektivë të Policisë së Shtetit rrethojnë kandidatin e PD.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/05/6817b3e0f3165.mp4"][/video]

Ai shfaqet duke rezistuar verbalisht dhe fizikisht në disa çaste, para se të futet në makinën e policisë. Sipas PD-së, ndalimi i kandidatit është pasojë e një “urdhri politik” për të frenuar aktivitetet e opozitës. “Shoqërohet nga policia vetëm sepse po shpërndante fletushka dhe mbronte materialet e fushatë” - thuhet në reagimin e PD-së.

Për ngjarjen ka reaguar edhe policia e Fierit.  

“Rreth orës 18:50, Drejtori i Policisë Bashkiake ka njoftuar te Salla Operative e DVP Fier se një subjekt politik ka vendosur poster në qendër të qytetit, në kundërshtim me ligjin dhe po kundërshton forcat e Policisë Bashkiake për heqjen e këtij posteri.

Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, kanë shoqëruar personin që po kundërshtonte policinë bashkiake, kandidatin për deputet të Partisë Demokratike, shtetasin F. S., i cili është lënë i lirë menjëherë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier siguron subjektet politike dhe qytetarët se shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar e goditur paligjshmëritë si dhe për të garantuar rendin e sigurinë” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI