Flash

Zbulohet SMS e Ramës për kandidatët 1 javë para zgjedhjeve: Bëni 7-8 video në ditë

Lapsi.al 4 May 2025
Zbulohet SMS e Ramës për kandidatët 1 javë para zgjedhjeve:

Një javë nga dita e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të strategjisë së fushatës. Mediat kanë publikuar një mesazh të kryesocialistit për kandidatët e PS-së.

Ai u ka kërkuar kandidatëve socialistë që të bëjnë video-selfie dhe t'i hedhin nëpër rrjete sociale, secili nga 7-8 postime të kësaj natyre, nën paralajmërimin se profilet e tyre do të minitorohen.

Pjesë e kërkesës së Ramës është që në video-selfie të përfshihen kategori të ndryshme për të treguar, sipas tij, mbështetjen e të gjitha shtresave.

"Duke qenë se kanë mbetur dhe pak ditë nga dita e zgjedhjeve, fushata në këtë pikë ku jemi, veç axhendës së secilit si dhe asaj të përbashkët, do të fokusohet në komunikimi direkt në rrjetet sociale.

Nga e diela (pra sot) deri të premten datë 9 maj, të gjithë kandidatët duhet të mbushin rrjetet e tyre sociale me VIDEO SELFIE me njerëz. Këto duhet të jene video të shkurtra të bërë në mënyrë spontane me këdo gjykoni të përshtatshëm gjatë ditës në terren. Mbani ne vëmendje të jenë kategori të ndryshme për të treguar mbështetjen e të gjitha shtresave.

Numri i videove selfie në ditë për secilin prej jush: 7-8. Sa më lart është porosi e Kryeministrit, ju lutem vëmendjen tuaj! Profilet do të monitorohen për të gjithë kandidatët" - thuhet në mesazhin e shpërndarë nga zyra e Ramës. /LAPSI.al

Të këshilluara

Rama sulmon sërish partitë e reja

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë ku mbajti takimin e radhës elektoral me socialistët për zgjedhjet e 11 majit. Rama gjatë fjalës së tij përmendi edhe...

16:11

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI