Flash

Alarmi i rënies së lindjeve, "Ndikon pasiguria ekonomike dhe emigracioni"

Lapsi.al 4 May 2025
Alarmi i rënies së lindjeve, "Ndikon pasiguria ekonomike dhe

Lindshmëria në Shqipëri ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë dekadave të fundit. Sipas të dhënave të INSTAT tendenca demografike tregon një ulje të vazhdueshme të numrit të lindjeve.

Në vitin 2023, numri i lindjeve ishte rreth 24,000, një nga nivelet më të ulëta historikisht. Krahasuar me vitet 1990, kur lindjet arrinin mbi 80,000 në vit, kjo është një rënie drastike.

Duhet thënë se rritja e kostove të jetesës në zonat urbane dhe sidomos në Tiranë po i pengon familjet e reja të lindin aq fëmijë sa dëshirojnë. P.sh. në Tiranë popullsia ndërmjet dy censeve 2011 dhe 2023 është rritur me 7.3%, por nga ana tjetër, numri i lindjeve ka pësuar rënie me 11%. Ulja më e madhe ka ndodhur në pesë vitet e fundit.

Kombet e Bashkuara parashikojnë që numri i lindjeve në Shqipëri do të përgjysmohet deri në vitin 2054, duke e renditur vendin ndër tre shtetet me rënien më të madhe të lindjeve në botë . Nëse kjo tendencë vazhdon, popullsia e Shqipërisë mund të bjerë në rreth 1.1 milion banorë deri në fund të shekullit .

Sociologia Marsida Simo thotë se shkaku kryesor i uljes së lindshmërisë është ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe pasiguritë ekonomike, duke mos përjashtuar edhe emigracionin.

“Shkaku kryesor i uljes së lindshmërisë është ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe pasiguritë ekonomike. Çiftet e reja përballen me vështirësi ekonomike, borxhe, paga të ulëta dhe mungesë mbështetjeje sociale. Kostoja e jetesës rritet vazhdimisht, ndërsa shërbimet për fëmijët si çerdhet e kopshtet janë të pakta ose të mbipopulluara.

Nga ana tjetër problemet shëndetësore si rënia e fertilitetit dhe rritja e çrregullimeve neurologjike te fëmijët e shtojnë frikën dhe pasigurinë për të lindur fëmijë. Edhe pse bonusi për bebe ekziston, ai nuk mjafton pasi familjet kanë nevojë për mbështetje afatgjatë.

Sigurisht që ndër të tjera emigracioni është një faktor i fortë: shumë të rinj largohen për të ndërtuar jetën jashtë, duke shkaktuar plakje të popullsisë dhe boshatisje të zonave rurale.

Pyetjes se çfarë duhet ndryshuar ajo i përgjigjet duke nënvizuar se duhen politika të qëndrueshme, si:

-investime në çerdhe, shkolla dhe kujdes për fëmijët,

-leje prindërore më të gjata dhe të zbatueshme,

-mbështetje për të rinjtë që duan të krijojnë biznese,

-kushte që i nxisin familjet të rikthehen dhe të kontribuojnë në vend.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI