Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Rama si orakull: Pas pak ditësh shkoj në Kuç dhe shkruaj rezultatin e zgjedhjeve

Lapsi.al 4 May 2025
Rama si orakull: Pas pak ditësh shkoj në Kuç dhe shkruaj

Në takimin përmbyllës elektoral në Shkodër, Edi Rama foli si orakull i lindjes së largët.

Kryeministri që kontrollon çdo pushtet në këtë vend, fillimisht u shpreh se do të shkojë në Kuç dhe nga aty, nga ku ndoshta ka vegimet, do të thotë se si do të dalë rezultati i këtyre zgjedhjeve.

"Më 11 maj është një takim me historinë, jo zgjedhje të zakonshme. Për pak ditë do të shkoj në Kuç dhe do të shkruaj rezultatin. Ne nuk luftojmë 71 mandate, ato i kemi të sigurta, ne na duhen më shumë, për të bërë reforma, për të hyrë në BE" - u shpreh Rama, që precedentin e parashikimit për rezultatin e zgjedhjeve e nisi në ato të vitit 2023.

Rama u kërkoi qytetarëve që të ndryshojnë kursin që kanë bërë gjatë 33 viteve të fundit.

Rama uroi që Shkodra të ndryshojë, t’i bashkohet fitores së socialistëve në të gjithë Shqipërinë dhe nga djep i kulturës të bëhet djep ekonomie.

"Shpresoj që demokratët e Shkodrës të dielën të rrinë në shtëpi të dëgjojën Pavarottin e vërtetë dhe të mos shkojnë fare me votuar. Për të mos iu ardhur turp nga vetja se nesër këtë pasaportën evropiane do t’ua japim ne, siç po ua japim Shkodrën mbrapsht, që ua mori bufi, që mbeti e fundit për turp dhe që njëherë i besuam këtij budallait këtu, bashkë me Benetin, që e thashë, nga të paktat fare mbetje të riciklueshme të PD dhe ja ku jemi sot. Qytet tjetër në energji, optimizëm dhe besim. Ku bënte vaki të bëje miting në Shkodër?

Më dukej tmerr, e gjithë Shkodra shkonte në Ulqin, tani i gjithë Ulqini vjen në Shkodër dhe jo vetëm. Do të arrijmë shpejt 1 milion turistë. Për të gjithë ata që thonë se Edi Rama nuk e don Veriun, po ju them se kemi investuar 1 miliard e 300 milionë euro. Ekonomia këtu sa ka filluar. Ky djep kulture, do të bëhet djep ekonomie." - u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI