Flash

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Misteri: Pse u anulua takimi i Vuçiç, me Donald Trump?

Lapsi.al 3 May 2025
Misteri: Pse u anulua takimi i Vuçiç, me Donald Trump?

Ndërsa deklarimet zyrtare flasin për një përkeqësim të papritur shëndetësor, burime diplomatike dhe reagime ndërkombëtare ngrenë dyshime serioze për anulimin e takimit me Donald Trump dhe presionin mbi presidentin serb që të tërhiqet nga vizita në Moskë më 9 maj.

Këtu qëndron arsyeja kryesore pse Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë, ndërpreu vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara dhe anuloi një takim të paralajmëruar me ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Arsyeja zyrtare ishte një përkeqësim i papritur i gjendjes shëndetësore, por konteksti politik që e rrethon këtë vendim e tejkalon natyrën personale të këtij zhvillimi.

Vizita e planifikuar e Vuçiç në Moskë për paradën e 9 majit ka shkaktuar reagime të ashpra nga Bashkimi Evropian dhe, siç raportojnë burime nga qarqe diplomatike, ka prodhuar tensione të reja edhe me administratën e Trump, e cila ndonëse në opozitë, ka rifituar terren të fortë në politikën globale.

Kërkesa e stafit të Trump për anulimin e vizitës së Vuçiç në Moskë është përkthyer si një përballje mes interesave të qarta amerikane për të distancuar partnerët ballkanikë nga Kremlini dhe ambiguitetit të vazhdueshëm serb që përpiqet të mbajë lidhje të baraspeshuara me të gjithë.

Në këtë rrethanë, strategjia të “mos e mërzisë askënd” që Vuçiç ka ndjekur me kujdes ndër vite ka nisur të dështojë.

Zërat kritikë në Bruksel e shohin pjesëmarrjen e tij në një ceremoni simbolike ruse, në kohën e agresionit të papërmbajtur të Moskës në Ukrainë, si një akt sfidues.

Ndërkohë, ekipi i Trump-it, që po përpiqet të vendosë distancë të qartë me Putinin, e konsideron këtë një gabim të rëndë diplomatik.

Nëse Vuçiç është ndier realisht keq fizikisht, kjo nuk e përjashton faktin që presioni psikologjik dhe diplomatik që po i bëhet nga të gjitha anët është më i fortë se kurrë.

Ai ndodhet në një pozitë ku nuk mund të kënaqë as Perëndimin dhe as Lindjen pa rrezikuar kredibilitetin në njërën anë apo tjetrën.

E nëse deri më sot kjo taktikë ka funksionuar si art i mbijetesës, tani po rezulton të jetë edhe shkak i konsumit të brendshëm – politik dhe njerëzor.

Me anulimin e takimit me Trump, Vuçiç ka humbur një moment simbolik për të forcuar pozitat e tij në skenën ndërkombëtare dhe për t’i dhënë Serbisë një rrugë më të qartë drejt Perëndimit.

Në vend të kësaj, ai gjendet i detyruar të arsyetojë një dobësi fizike, kur në fakt sëmundja më e thellë është ajo që ka krijuar vetë: loja me të gjitha palët që, në kohë tensioni global, nuk tolerohet më.

E pikërisht për këtë, vizita e 9 majit në Moskë nuk është më thjesht çështje agjende: është çështje drejtimi. Dhe shëndeti i presidentit serb, siç duket, po e paguan këtë konfuzion.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI