Flash

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Plasin polemikat/ Një kardinal i akuzuar për abuzim seksual shfaqet në Vatikan

Lapsi.al 2 May 2025
Plasin polemikat/ Një kardinal i akuzuar për abuzim seksual shfaqet

“Të gjithë kardinalët kanë të drejtë të marrin pjesë në kongregacionet para Konklavës”, - shkroi Papa Gjon Pali II në kushtetutën e tij apostolike “Universi Dominici Gregis” (“E të gjithë grigjës së Zotit”). Por prej ditësh ka pasur polemika rreth pranisë në Kongregacionet Romane të Kardinalit Juan Luis Cipriani Thorne, Kryepeshkop Emeritus i Limës, i cili gjithsesi do të përjashtohet nga Konklava finale sepse është 81 vjeç. Kardinali ishte subjekt i një urdhri penal nga Vatikani për akuzat e bëra në vitin 2018, për abuzim të dyshuar të një 17-vjeçareje (në atë kohë) në vitin 1983.

Pas pranimit të dorëheqjes së tij si Kryepeshkop i Limës, Kardinalit iu vendosën masa disiplinore në lidhje me aktivitetin e tij publik, vendbanimin dhe përdorimin e “insignia”-ve. Dispozita u nënshkrua dhe u pranua edhe nga Cipriani dhe ky parim është ende në fuqi.

Por këto ditë kardinali, i dënuar vetëm sipas ligjit kanonik, por që nuk është gjykuar kurrë në Peru, është në Romë, i veshur si kardinal. “Viktima” e tij, emri i së cilës mbrohet nga anonimiteti, u ankua për këtë në një intervistë në gazetën spanjolle “El Pais”.

“Jam e indinjuar nga mungesa e veprimeve nga Selia e Shenjtë, e cila lejon shkelje të tilla të kufizimeve të vendosura ndaj Ciprianit” – u shpreh ajo. Sipas saj, mesazhi që po jepet është se sapo Papa vdes, festa fillon përsëri.

"Ishte një surprizë ta shihje të shfaqej sepse sipas sanksioneve që ai vetë nënshkroi, ai nuk mund të shfaqet në dokumente publike dhe është skandaloze ta shohësh të veshur si kardinal. Ai po tallet me Kishën" – tha ajo.

Sipas zëdhënësit të Zyrës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, “rasti është i njohur. Nëse nuk janë marrë masa, nxirrni përfundimet tuaja”.

Kardinali, tani me banim në Madrid, ka lëshuar një deklaratë janarin e kaluar në të cilën i përcaktoi akuzat si "plotësisht të rreme. Unë nuk kam kryer asnjë krim, as nuk kam abuzuar seksualisht me askënd në vitin 1983, para ose pas. Dhe përsëris refuzimin dhe neverinë time të plotë ndaj abuzimit seksual të të miturve dhe personave të cenueshëm".

Ai shpjegon se në vitin 2018 mësoi se kishte një ankesë kundër tij. Pastaj thotë se “pa u dëgjuar, pa ditur më shumë dhe pa u hapur një proces, më 18 dhjetor 2019, Nunci Apostolik më njoftoi gojarisht se Kongregata për Doktrinën e Fesë më kishte dhënë një sërë dënimesh, duke më kufizuar shërbesën time priftërore dhe duke më kërkuar të kisha një vendbanim të qëndrueshëm jashtë Perusë. Më kërkuan gjithashtu të heshtja, gjë që e kam bërë deri më tani. Por është serioze që po publikohen informacione që duket se vijnë nga dokumentacion konfidencial.”

Prelati shton: “Më 4 shkurt 2020, pata një audiencë me Papa Françeskun dhe Ati i Shenjtë më lejoi të rifilloja detyrat e mia baritore. Kjo dëshmohet nga aktiviteti im i gjerë baritor i zhvilluar vitet e fundit, duke predikuar tërheqje shpirtërore, duke administruar sakramentet etj. Gjatë këtyre viteve jashtë Limës, jetova në Romë, duke iu përkushtuar detyrave të mia si kardinal derisa dola në pension nga të gjitha detyrat në Kurinë Romane dhe u transferova në Madrid”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI