Flash

Gjendet një trup i pajetë në bregun e Shëngjinit, policia jep detaje

Lapsi.al 4 May 2025
Gjendet një trup i pajetë në bregun e Shëngjinit, policia

Punonjësit e policisë kufitare të portit të Shëngjinit kanë gjetur një trup të pajetë i cili dyshohet se është një 37-vjeçar nga Fushë-Kruja. Sipas verifikimeve viktima dyshohet se është me inicialet N.Z dhe mbi trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike.

Dyshohet se i ndjeri ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det ndërkohë grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

"Rreth orës 15:40, në afërsi të Portit të Shëngjinit, punonjësit e Policisë Kufitare të portit kanë konstatuar në afërsi të bregut trupin e pa jetë të një shtetasi. Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se viktima është shtetasi N. Z., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike.

Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes" - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

Rama sulmon sërish partitë e reja

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë ku mbajti takimin e radhës elektoral me socialistët për zgjedhjet e 11 majit. Rama gjatë fjalës së tij përmendi edhe...

16:11

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI