Flash

Berisha nga Hasi: Heqim që javën e parë taksën e Rrugës së Kombit

Lapsi.al 4 May 2025
Berisha nga Hasi: Heqim që javën e parë taksën e Rrugës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka premtuar sot se në javën e parë të qeverisjes, taksa “Rama”, referuar taksës për Rrugën e Kombit, do të hiqet.

Në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Has, Berisha shtoi se banorët e këtyre zonave nuk do të duhet të paguajnë më për të ardhur në Tiranë.

Më tej kryedemokrati ka renditur edhe masatb që do të merren nga PD në rast ardhjeje në pushtet, mes të cilave rritja e pagave për mjekët, infermierët dhe mësuesit.

“Javën e parë taksa Rama hidhet në Drin. Nuk do të paguani kurrë më ju taksë për të ardhur në Tiranë, dhe jo një por dy, ta dinë mirë. Javën e parë ato zhduken nga autostrada.

Rrogat mesatare do rriten në 1250 euro. Rrogat e mësuesve në 1500 euro. Rrogat e mjekëve dhe infermierëve do të dyfishohen.

Fermerët e Hasit do të marrin të njëjtat subvencione që marrin fermerët në Kosovë e Maqedoni. Dmth, 5 herë më shumë seç marrin sot. Sot kanë 32 mln euro, do të jenë 230 mln euro.

Miq, me të gjitha këto ne krijojmë një normalitet në këtë vend, e bëjmë Hasin dhe Shqipërinë të jetueshme. Por jo vetëm kaq. Bizneset e vogla, energjinë do ta paguajnë me 3 herë më lirë, 6 lek kilovatin.

Tarifa e ujit do të përgjysmohet. Tavanet për tatim fitimin dhe TVSH do rriten nga 100-120 mijë që janë sot, në 180 mijë.

Zgjerimi i biznesit, suksesi i tij është qëllimi ynë. Bizneset e mëdha do kenë taksën e sheshtë 10%. Po taksa 10% miqtë e mi, do të thotë për të gjithë ata që marrin rrogë mbi 500 euro, do të thotë rritje 13% e rrogës me një vendim, paguajnë 23%. TVSH do të zbresë në 15%" - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI