Flash

Jep dorëheqjen kreu i AKEP

Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë t&eu...

16:55

Rama sulmon sërish partitë e reja

Lapsi.al 4 May 2025
Rama sulmon sërish partitë e reja

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë ku mbajti takimin e radhës elektoral me socialistët për zgjedhjet e 11 majit.

Rama gjatë fjalës së tij përmendi edhe partitë e reja, që sipas tij janë krijuar për interesin e tyre dhe bëjnë premtime të cilat nuk do i mbajnë kurrë. Rama theksoi se ai dhe PS nuk bëjnë premtime po ata thonë atë që do bëjnë.

"Kur mblidhen 10 veta për të bërë një parti, mblidhen për interesat e tyre. Janë dhjetë veta dhe e kanë gojën aq të madhe dhe thua ku paskemi qenë ne. Partitë e vogla nuk janë vlerë për demokracinë.

Në kushtet kur këneta ka marrë rrugën, atëherë dalin këto të tjerat dhe premtojnë. Ne nuk premtojnë, ne themi çfarë do bëjmë. Analizat bëhen me ministrinë e financave dhe ekspertët ndërkombëtare. Ekonomistin e kam specialistin e kancelares gjermane, 10 vjet atje kancelarë. Më ndihmojnë dhe mua se unë me aritmetikën e liceut" - u shpreh Rama. 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI