Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Gjendet pas 63 vitesh gruaja e zhdukur në SHBA/ Policia: Është gjallë e mirë

Lapsi.al 4 May 2025
Gjendet pas 63 vitesh gruaja e zhdukur në SHBA/ Policia: Është

Një grua amerikane nga Wisconsin, e zhdukur prej gati 63 vitesh është gjetur “gjallë dhe mirë” pas një rishqyrtimi të çështjes së saj. Audrey Backeberg ishte 20 vjeçe kur u zhduk nga shtëpia e saj në qytetin e vogël të Reedsburg më 7 korrik 1962.

Në një deklaratë, Sherifi i Qarkut Sauk, Chip Meister, tha se zhdukja e Backeberg "ishte me zgjedhjen e saj dhe jo rezultat i ndonjë aktiviteti kriminal apo veprimi të palejuar". Sherifi tha se ajo jetonte jashtë Wisconsin, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Sipas shoqatës “Wisconsin Missing Persons Advocacy”, një grup jofitimprurës, Backeberg ishte e martuar dhe kishte dy fëmijë në momentin që u zhduk. Shoqata tha se disa ditë para se të zhdukej, Backeberg, tani 82 vjeç, kishte ngritur një padi penale kundër burrit të saj, me të cilin ishte martuar që në moshën 15 vjeçe, duke pretenduar se ai e kishte rrahur dhe e kishte kërcënuar ta vriste.

Ditën që u zhduk, ajo doli nga shtëpia për të marrë pagën e saj në fabrikën e leshit ku punonte. Dadoja 14-vjeçare e çiftit i tha policisë se ajo dhe zonja Backeberg udhëtuan me autostop për në Madison, kryeqytetin e shtetit të Wisconsin dhe prej andej morën një autobus për në Indianapolis të Indianas, rreth 480 km larg.

Dadoja më pas u bë nervoze dhe donte të kthehej në shtëpi, por Backeberg refuzoi të kthehej dhe u pa për herë të fundit duke u larguar nga stacioni i autobusit. Zyra e Sherifit tha se hetuesit ndoqën pista të shumta në këtë rast, por ato nuk kishin gjetur dot zgjidhje derisa u kryh një shqyrtim gjithëpërfshirës i dosjeve të vjetra të çështjes në fillim të këtij viti.

Detektivi që zgjidhi rastin, Isaac Hanson, i tha stacionit lokal të lajmeve WISN se një llogari online që i përkiste motrës së Backeberg ishte thelbësore për të ndihmuar në gjetjen e gruas së zhdukur. Detektivi Hanson tha se kontaktoi sherifët lokalë ku jeton tani Backeberg dhe foli me të në telefon për 45 minuta.

"Mendoj se ajo thjesht u largua dhe, e dini, hoqi dorë nga gjërat dhe në një farë mënyre bëri gjënë e saj dhe jetoi jetën e saj. Ajo dukej e lumtur. E sigurt në vendimin e saj. Nuk është penduar" - tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama sulmon sërish partitë e reja

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë ku mbajti takimin e radhës elektoral me socialistët për zgjedhjet e 11 majit. Rama gjatë fjalës së tij përmendi edhe...

16:11

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI