Flash

"Kosovo je Srbia”, zbardhet mesazhi kërcënues i rusit për bᴏmbë në Rinas

Lapsi.al 4 May 2025
"Kosovo je Srbia”, zbardhet mesazhi kërcënues i rusit

Gjykata e Posaçme ka kthyer në SPAK dosjen penale ndaj një shtetasi rus, të akuzuar për dërgimin e një mesazhi kërcënues për bᴏmbë në aeroportin e Rinasit. Sipas gjykatës së Posaçme, Prokuroria e Tiranës kishte dalë jashtë kompetencës së saj duke hetuar rastin e rusit Vladislav Urban dhe se hetimi ndaj tij për akuzën e “kanosjes për kryerjen e veprave penale me qëllim terroriste” duhet ishte regjistruar në SPAK.

Mesazhi kërcënues i 44-vjeçarit Urban u dërgua nga Greqia në dy adresa email-i të zyrës së Menaxherit Operacional në Rinas në shkurt të vitit 2023. Në vendimin gjyqësor të siguruar nga A2 CNN, zbardhet përmbajtja e mesazhit, ku rusi jo vetëm kërcënon me shpërthimin e një bombe nëse qeveria shqiptare nuk njeh Kosovën si serbe, por pretendohej pengmarrje e dy shqiptarëve.

"Përshëndetje. Emri im është Vladislav Urban. Nëse po e lexoni këtë mesazh, atëherë ka një bombë në shtëpinë tuaj. Ju duhet të kërkoni nga qeveria juaj që ta njohë Kosovën si serbe që të mos shpërthejë bomba. Dhe për të bërësi thashë, unë kam kapur dy shtetas shqiptarë dhe po i mbaj në shtëpinë time në Greqi në Nei Epivates, A… Nëse nuk respektoni, ata do të jenë në hall të madh. Keni 48 orë për të shpëtuar shumë jetë shqiptarësh. ZVKosovo je Srbia”.

Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas referimit të rastit tek anti-terrori dhe këqyrja e postës së dërguesit zbuloi se autori i tekstit ishte Vladislav Urban, i lindur në Moskë, Rusi dhe banues në Selanik, Greqi. Përmes bashkëpunimit me palën greke, është mësuar se 44-vjeçari jeton i vetëm në adresën e pohuar në email, se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se trajtohet me mjekim nga psikiatri. Nga verifikimet e bëra në apartamentin e tij ka rezultuar se nuk kishte marrë ndonjë person peng. Por, Rusi Urban kishte precedentë të mëparshëm në kërcënimet me natyre terroriste në email.

Në janar të vitit 2023 ai ka dërguar maile në Aeroportin e Athinës dhe në një spital në Greqi me përmbajtjen “Jam taleban dhe në emër të Allahut do të vras grekë”. Nga verifikimet në TIMS, ka rezultuar se Vladislav Urban nuk ka asnjë hyrje-dalje në territorin shqiptar, ndërsa ndaj tij është caktuar një masë sigurie “arrest në burg”, në mungesë.

Në shqyrtimin paraprak në Gjykatën e Posaçme, gjyqtarja Rudina Palloi, arsyetoi se vepra penale për të cilën është hetuar rusi është kompetencë ekskluzive e SPAK. Në këtë mënyrë, gjykata konstatoi pavlefshmëri absolute të kërkesës për gjykim të Prokurorisë së Tiranës dhe kaloi dosjen në SPAK për vijimin e hetimit. /Marrë nga A2CNN

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI