Flash

Ilaria Sula, gjurmë gjaku muret e shtëpisë së Mark Antony Samson

Lapsi.al 13 April 2025
Ilaria Sula, gjurmë gjaku muret e shtëpisë së Mark Antony

Mark Antony Samson dyshohet se e ka vrarë me thikë Ilaria Sula, duke e goditur në fyt dhe duke spërkatur me gjak të gjitha muret e dhomës. Sipas procesverbaleve të ekspertizës kriminalistike të policisë shkencore, të cilat janë parë nga agjencia LaPresse, “gjurmë gjaku janë identifikuar në të gjithë murin e korridorit” të apartamentit në via Homs 8 në Romë, në lagjen afrikane, ku ka ndodhur krimi.

Hetuesit po hetojnë mundësinë që vrasja të ketë ndodhur më 25 mars në mbrëmje, dhe jo mëngjesin e 26 marsit siç ka deklaruar autori i penduar. Trupi i pajetë i Ilaria Sulës, 22 vjeç, u gjet më 2 prill, natën, në një humnerë në malin Guadagnolo, në territorin e Komunës Capranica Prenestina.

Sipas policisë shkencore, janë gjetur sasi të mëdha gjaku në dyshek dhe në lavamanët e banjës dhe kuzhinës, duke përdorur drita speciale me luminol. Gjurmë të tjera të dukshme janë gjetur në shkopinjtë dhe dorezat e furçave të pastrimit, si dhe një tjetër shenjë është izoluar mbi një kuti kartoni mbi një dollap.

Një njollë e madhe gjaku është gjetur gjithashtu në dorezën e brendshme të derës së përparme të makinës së Samsonit, ndërsa gjurmë gjaku janë zbuluar edhe në disa palë doreza plastike.

Gjurmët mbetën pavarësisht pastrimit të kujdesshëm

Sipas hetuesve, gjurmët e gjakut kanë mbetur edhe pse Samson ka pastruar skenën e krimit më 26 mars, ditë në të cilën, sipas dokumenteve të sekuestruara, janë blerë produkte pastrimi në një dyqan të afërt me banesën ku ndodhi vrasja. Policia ka sekuestruar një faturë shitjeje të lëshuar nga një dyqan për produkte shtëpiake dhe detergjentë, si provë për këtë veprim.

Sipas hetimit, në pastrimin e skenës mund të kenë marrë pjesë më shumë se një person.

Arsyeja pse vrasja mendohet të ketë ndodhur më 25 mars

Sipas hetuesve, veshja që kishte Ilaria në momentin e vrasjes sugjeron se ajo mund të jetë vrarë më 25 mars në darkë dhe jo mëngjesin e 26 marsit. Dyshohet gjithashtu se trupi i saj mund të ketë qëndruar në apartamentin e via Homs për të paktën 20 orë.

Më 26 mars, në orën 18:35, një kamera në rrugë ka kapur makinën e Samsonit – pak para se të fshihej trupi i vajzës. Brenda në makinë janë gjetur flokë të gjatë, me shumë mundësi të Ilaria Sulës.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI