Flash

Tragjedia në Koçan, arrestohet gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës

Lapsi.al 25 March 2025
Tragjedia në Koçan, arrestohet gruaja dhe vajza e pronarit të

Detaje të reja vijojnë të dalin nga tragjedia në Maqedoninë e Veriut në diskotekën "Puls". Bëhet e ditur se bashkëshortja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Puls”, ndodhen në polici. Policia ka kryer bastisje edhe në një tjetër objekt në pronësi të pronarit të diskotekës “Puls” dhe ka hyrë për kontroll në zyrat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut në Koçan, ndërsa pronari i diskotekës “Puls” ndodhet në një spital të Lituanisë. Ai është njëri prej katër pacientëve që po kurohen në këtë vend.

Gjithashtu numri total i të dyshuarve për zjarrin katastrofik në diskotekën “Puls” në Koçan ka arritur në 34 persona dhe është hapur një procedurë hetimore ndaj 27 individëve dhe tre personave juridikë, pas hetimeve të para që përfshinë shtatë nënpunës policor nga SPB Shtip dhe Koçan.

Aktualisht, janë ngritur akuza për vepra penale vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme dhe për shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm. Hetimi për rastin në Koçan kryehet nga 11 prokurorë nga Shkupi, Koçani dhe Shtipi. Prokuroria Publike ka njoftuar se është duke vazhduar me kontrollet dhe masat e tjera hetimore që ndërlidhen me tragjedinë e madhe e të tmershme të 16 marsit në Koçan.

Organi i akuzës ka njoftuar se ka kryer bastisje në Koçan dhe Shkup, ka konfiskuar pajisje elektronike dhe mjetet e provës janë dorëzuar për ekspertizë. Në hetim do të përfshihet edhe Policia Financiare mbi dyshimet për inkriminimin e subjekteve të caktuara në tragjedinë e Koçanit.

Çfarë ndodhi në diskotekën "Puls"?

Në orët e para të mëngjesit të 16 marsit, mbi 650 persona, kryesisht të rinj, ishin duke u argëtuar në diskotekën Puls në Koçan, ku gjatë performancës së grupit muzikor të njohur DNK, pa pritmas shpërtheu një zjarrë i madh, gjë që bëri të humbin jetën 59 persona dhe mbi 190 persona të tjerë u lënduan, madje disa prej tyre ende janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan se çatia e lokalit u dogj dhe u shemb në disa vende, duke lënë të ekspozuara dhe të nxira trarët e tij të brendshëm prej druri. Si pasojë e zjarrit 59 persona humbën jetën dhe mbi 155 të tjerë mbetën të plagosur. Gjithashtu 20 prej të lënduarve dhe tre të vdekur janë nën moshën 18-vjeçare.

Të këshilluara

Aksident në Berat, plagoset shoferi i "BMW"

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Duhanas, në vendin e quajtur “Ura e Beratit”. Bëhet e ditur se mjeti tip BMW, duke ardhur nga fs...

18:39

Rama: Luli është më i miri i tyre!

Nga Lezha, ku prezantoi kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të 11 maji, Edi Rama tha se PS është një parti e re, duke iu referuar kandidatëve. “Ne jemi një...

20:41

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI