Flash

Hakerat vjedhin ADN-në e Putinit/ BILD: Origjinën e ka nga Kosova

Lapsi.al 25 March 2025
Hakerat vjedhin ADN-në e Putinit/ BILD: Origjinën e ka nga Kosova

Tabloidi gjerman “Bild” ka publikuar një artikull ku pretendohet se hakerat kanë zbuluar ADN-në e presidentit rus Vladimir Putin. Sipas kësaj gazete, zbulimi i ADN-së së Putinit ka ndodhur gjatë një sulmi kibernetik ndaj kompjuterit të nipit të tij, Mikhail Putin.

Sipas Bild, zbulimi i hakerave tregon se Vladimir Putin, si të gjithë Putinët meshkuj, është anëtar i haplogrupit E-V13, i cili është i rrallë në Rusi. Media gjermane pretendon se ky grup gjenetik ka origjinën nga Kosova e sotme, ku rreth 30% e popullsisë e bart këtë haplogrup.

“Në Ballkan, kjo përqindje është rreth 15%, ndërsa në Rusi është më pak se pesë për qind”, shkruan Bild. Një tjetër aspekt interesant i këtij zbulimi është se sipas të dhënave edhe Adolf Hitler gjithashtu ishte anëtar i haplogrupit E-V13, i njëjtë me atë të Vladimir Putinit.

“Vladimir Putin është një njeri i njohur për paranojën e tij të thellë. Ka pasur raporte të shumta që thonë se ai ka frikë se dikush mund të zbulojë origjinën e tij gjenetike, pasi ai është i bindur se kjo mund të zbulojë dobësi të mundshme. Për këtë arsye, Putin shmang kontaktin fizik me shumicën e të ftuarve të tij dhe gjithmonë ulet larg tyre. Ai gjithashtu pi vetëm nga gotat dhe enët që i sjell vetë, të cilat më pas mblidhen dhe përdoren përsëri.

Një tjetër masë e çuditshme që ka marrë Putini është angazhimi i agjentëve që të mbledhin feçet e tij gjatë udhëtimeve jashtë vendit, me qëllim që ato të kthehen në Rusi dhe të shkatërrohen atje.

Hakerat kanë thënë se kanë sulmuar kompjuterin e Mikhail Putin, nipit të presidentit, dhe nëpërmjet këtij sulmi kanë zbuluar detaje mbi origjinën gjenetike të presidentit rus. Mikhail Putin, kushëriri i dytë i Vladimir Putinit, është një anëtar i bordit të kompanisë shtetërore Gazprom dhe fiton më shumë se tre milionë franga zvicerane në vit. Sipas raportit, Mikhail dhe Vladimir kanë një ngjashmëri gjenetike prej 6.25%, dhe të dy mbajnë të njëjtin haplogrup mashkullor Y, çka do të thotë se ata kanë të njëjtin mutacion në kromozomin e tyre Y.

Zbulimi i bërë nga hakerët tregon gjithashtu se Vladimir Putin, si të gjithë Putinët meshkuj, është anëtar i haplogrupit E-V13, i cili është i rrallë në Rusi. Ky grup gjenetik ka origjinën nga Kosova e sotme, ku rreth 30% e popullsisë e bart këtë haplogrup. Në Ballkan, ky përqindje është rreth 15%, ndërsa në Rusi është më pak se pesë për qind.

Një veçori tjetër shqetësuese e këtij grupi gjenetik është lidhja e tij me rrezikun në rritje të kancerit të prostatës. Një studim i vitit 2024 ka zbuluar një lidhje midis këtij grupi gjenetik dhe zhvillimit të kësaj sëmundjeje. Po ashtu, raportet e hakerëve përmendin se nipi i Putin është gjithashtu veçanërisht i ndjeshëm ndaj paranojës.

Një tjetër aspekt interesant i këtij zbulimi është se, sipas një raporti të Daily Mail të vitit 2010, Adolf Hitler gjithashtu ishte anëtar i haplogrupit E-V13, i njëjtë me atë të Vladimir Putinit. Kjo ka ngritur spekulime rreth lidhjeve të mundshme gjenetike midis këtyre dy figurave, ndonëse kjo mbetet një çështje e paqartë”, shkruan Bild. /Marrë nga Euronews Albania

Të këshilluara

Aksident në Berat, plagoset shoferi i "BMW"

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Duhanas, në vendin e quajtur “Ura e Beratit”. Bëhet e ditur se mjeti tip BMW, duke ardhur nga fs...

18:39

Rama: Luli është më i miri i tyre!

Nga Lezha, ku prezantoi kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të 11 maji, Edi Rama tha se PS është një parti e re, duke iu referuar kandidatëve. “Ne jemi një...

20:41

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI