Flash

Zbulohet misteri i spirales që u shfaq në qiell/ Mision sekret i SHBA

Lapsi.al 25 March 2025
Zbulohet misteri i spirales që u shfaq në qiell/ Mision sekret i SHBA

Një spirale e madhe me ngjyra të ndezura u shfaq dukshëm në qiellin e natës së të hënës duke shkaktuar reagime të shumta. BBC shkruan se besohet se ajo u shkaktua nga një lëshim i raketës SpaceX në SHBA.

Autoritetet britanike u shprehën se fenomeni ka të ngjarë të jetë prodhuar nga një shtëllungë e ngrirë e karburantit nga shkarkimi i raketës, i cili reflektonte rrezet e diellit dhe dukej se rrotullohej në atmosferë. Forma e ngjashme me retë ishte e dukshme për disa minuta edhe mbi Mbretërinë e Bashkuar dhe në disa vende të Europës përpara se të zbehej.

BBC Weather Watchers/Katie1207 Bulwick, Northamptonshire

Raketa Falcon 9 nga kompania hapësinore e Elon Musk u ngrit rreth orës 13:50 me kohën lokale në Florida në një mision të klasifikuar të qeverisë amerikane. Ajo është një raketë e ripërdorshme. Pas nisjes, pjesa e parë merr ngarkesën që mban, si p.sh. një satelit që duhet dërguar në hapësirë. Ndërsa një pjesë e raketës më pas kthehet sërish në Tokë.

Pasi lëshohet, faza e dytë bën që ajo të nxjerrë çdo karburant të mbetur, i cili ngrin menjëherë për shkak të lartësisë dhe formohet në një model spirale për shkak të lëvizjes së raketës kur ajo bie përsëri në Tokë. Drita më pas reflektohet nga karburanti i ngrirë, duke e bërë atë të dukshme në Tokë.

BBC Weather Watchers/Awel46 Gwynedd

Astronomi Allan Trow tha se e kishte parë fenomenin edhe rreth 4 vjet më parë. "Por këto janë mjaft të rralla" - i tha ai BBC-së duke rënë dakord që raketa ishte shkaku i saj i mundshëm. SpaceX tha se nisja u krye për llogari të misionit të Zyrës Kombëtare të Zbulimit të qeverisë së SHBA. Qendra Hapësinore Kennedy tha gjithashtu se nisja ishte një mision i klasifikuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama: Luli është më i miri i tyre!

Nga Lezha, ku prezantoi kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të 11 maji, Edi Rama tha se PS është një parti e re, duke iu referuar kandidatëve. “Ne jemi një...

20:41

Zjarr në një lokal në Vlorë

Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Novoselë të Vlorës. Zjarri ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme, por fatmirësis...

20:04

Gjirokastër, merr flakë makina në lëvizje

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë. Policia bën me dije se makina e drejtuar nga një 31-vjeçar...

19:58

Aksident në Lezhë-Shëngjin, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur t...

19:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI