Flash

Vuçiç shkarkon ambasadoren në Zagreb, për paktin Shqipëri-Kroaci-Kosovë

Lapsi.al 25 March 2025
Vuçiç shkarkon ambasadoren në Zagreb, për paktin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shkarkuar ambasadoren e Serbisë në Zagreb, Jelena Miliç, sipas një vendimi të publikuar këtë të martë në Gazetën Zyrtare të Serbisë.

Në dokumentin zyrtar konfirmohet se Miliç është liruar nga detyra, ndërsa vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë. Në lidhje me shkarkimin nuk është dhënë end endonjë arsye specifike.

Zhvillimi vjen në një moment përshkallëzimi të tensioneve mes Serbisë dhe Kroacisë, pas marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes të nënshkruar më 18 mars në Tiranë midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

Presidenti Vuçiç e kritikoi ashpër marrëveshjen, duke e cilësuar atë si një garë të re armatimi në rajon.

“Ne e morëm mesazhin. Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur vendin tonë,” – deklaroi ai.

Nga ana tjetër, Kroacia u përgjigj duke theksuar se ka të drejtë të bashkëpunojë në sektorin e mbrojtjes me çdo vend që dëshiron.

Marrëveshja e mbrojtjes u nënshkrua nga ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ai i Kosovës, Ejup Maqedonci, dhe ministri kroat, Ivan Anushiç. Nënshkrimi i saj ka nxitur reagime të forta në Serbi, duke ndikuar edhe në marrëdhëniet diplomatike në rajon.

Të këshilluara

Ilir Meta nxjerr një mesazh audio nga qelia

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh audio nga qelia, ku shprehet i bindur se opozita ka një rrugë të qartë për të rrëzuar kryemin...

16:37

Prokuroria kërkon burg për motrat Berisha

Prokuroria e Tiranës dha pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat goditën me sende të forta 26-vjeçaren Klea Prenga, verën e vitit të kaluar....

14:51

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI