Flash

Berisha: Balluku duhet të ishte 5 kate më thellë se Veliaj, ka vjedhur 12 mld euro

Lapsi.al 25 March 2025
Berisha: Balluku duhet të ishte 5 kate më thellë se Veliaj, ka

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për lavdërime të tepruara ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, duke sugjeruar se Rama po i shërben atij për interesa të caktuara. Po ashtu, Berisha ka sulmuar ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke e akuzuar se ka vjedhur një shumë prej 12 miliardë eurosh.

Berisha ka theksuar se Balluku ka realizuar investime që janë shumë më të larta se sa ato të Erion Veliajt, duke thënë se shumica e fondeve janë vjedhur. Sipas tij, investimet që janë shpallur për projekte të ndryshme nuk arrijnë më shumë se 1.3 miliardë euro, dhe pjesa tjetër është vjedhur.

"Rroftë e qoftë Altin Dumani thotë ai, po të mos ishte Dumani para Veliajt duhet të ishte Rama në qeli për djegësin, njësoj siç është McGonigal në burg për ryshfetin e marrë nga Rama, ashtu duhet të ishte në qeli edhe Rama. Po të mos ishte Dumani, Balluku do të ishte 5 kate më thellë se Veliaj. Veliaj ka përdorur gjithsej 5-6 miliardë euro, Lubia 12 miliardë euro, ku janë? Investimi i tyre qindarkë për qindarkë nuk shkon më shumë se 1.3 miliardë euro, të tjerat janë vjedhur e vjedhur.

Po të mos ishte Altin Dumani, Edi Rama do të ishe aty ku e meriton pasi siç kanë faktuar dokumentet për pagesat që janë dhënë për charter ka dhënë leje për komplekse ndërtimi në konflikt të hapur interesi.

Ai duhet të bëjë nga mëngjesi deri në darkë lavde, elozhe dhe t’i lëpihet Altin Dumanit sepse qëndron aty pikërisht sepse Dumani është bërë burojë e këtyre vjedhjeve dhe krimeve, të gjitha dokumentuara këto që thashë.

Po të mos ishte Dumani a mund të ndoshta që një vepër publike si djegësi i Tiranës, që nuk i ekziston as nam e nishan të mos i faturohet njerëzve kryesorë por dy drejtorëve në një kohë kur pronarët e njerëzit kryesorë janë Rama e Veliaj. Ai firmosi për Veliaj por për një dosje tjetër, jo për këto.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI